Video

16/08/2013 12:27:56

Tkurret kredia ne valute

Totali i kredisė nė valutė tė huaj nė fund tė muajit Qershor ishte afro 342 miliardė lekė






TIRANĖ - Kredia nė valutė ėshtė tkurrur mė tej gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2013-tė. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, totali i kredisė nė valutė tė huaj nė fund tė muajit Qershor ishte afro 342 miliardė lekė, me njė rėnie prej 3,4% krahasuar me njė vit mė parė.

Kredia nė valutė ka zbritur nė 61% tė totalit, nga 64% qė zinte vitin e kaluar. Banka e Shqipėrisė prej vitesh insiston qė kredia tė merret nė monedhėn e tė ardhurave. Pėr kėtė arsye, bankave u janė vendosur masa rregullatore kufizuese, pėrmes tė cilave ju kėrkohet mė shumė kapital pėr mbulimin e kredive qė janė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė kursit tė kėmbimit.

Njė faktor tjetėr qė ka kufizuar kreditimin nė valutė ėshtė dhe vėshtirėsia nė rritje pėr sigurimin e fondeve nė valutė. Siē dihet, sistemi bankar shqiptar zotėron pjesėn mė tė madhe tė depozitave nė lekė, ndėrsa mbi 60% e kredisė ėshtė nė valutė tė huaj.

Pėr arsyet e mėsipėrme, kreditimi nė euro i vendos herė pas here bankave nė nevojėn e kufizimit tė kreditimit nė valutė, pėr tė ruajtur parametrat e detyrueshėm rregullatorė tė kapitalizimit dhe likuiditetit. Ndėrkohė qė njė nga shkaqet qė uljet e normės bazė pėr lekun kanė njė efekt tė dobėt ėshtė mbizotėrimi i kredisė nė valutė.

HermesNews - ©2013