Video

16/08/2013 11:18:34

Ambasada Holandeze, program pėr SME-tė bujqėsore

Program ku jepet mundesia qė tė pėrfitohet ndihmė nga Qeveria Holandeze nė masen 50% tė investimit dhe 50% ortaket/partneret






TIRANE - Ambasada Holandeze nė Tiranė dhe Kėshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) diskutojnė mundėsitė e reja tė bashkėpunimit dypalėsh nė fushėn e bujqėsisė.

Sekretari i dytė i ambasadės Gilles Bauwens, gjatė njė takimi qė zhvilloi ditėt e fundit nė zyrat e KASH me drejtorin Ekzekutiv tė KASH-it, Gjon Gaspri, diskutuan pėr mundėsitė e reja tė bashkepunimit 2013 - 2014 mes KASH-it dhe Ambasades Holandeze.

Bauwens bėri tė njohur platformėn e disa programeve ku mund tė pėrfitojnė SME-tė bujqėsore nė stade tė ndryshme tė zhvillimit tė tyre. "Pėr ēdo SME nė agrobiznes, e cila ka nevojė pėr ndihmėn e njė eksperti nė fushėn e zhvillimit tė produktit, strategjive tė marketingut, pozicionimit dhe zgjedhjes sė tregjeve u shėrben Programi i Ekspertit te Larte / Senior Expert Program, tha ai.

Ndėrsa "Match Making Facilities"- "Lehtesimi ne Pėrputhje" ėshtė njė program tjetėr qė i sherben bizneseve nė zhvillim qė kanė njė eksperiencė mbi dy-vjecare ne treg dhe kėrkojnė klientė tė rinj potenciale, pajisje tė ndryshme tė pėrshtatshme per linjat e tyre tė prodhimit apo njė partner pėr vazhdimesine e biznesit te tyre.

Sipas Bauwens, Private Sector Investment / Investimet ne Sektorin Privat ėshtė programi qė i vjen nė ndihmė tė gjithė atyre SME-ve tė konsoliduara tė cilat janė tė interesuara tė krijonė Joint-Venture me njė kompani holandeze.

Program ku jepet mundesia qė tė pėrfitohet ndihmė nga Qeveria Holandeze nė masen 50% tė investimit dhe 50% ortaket/partneret sipas marreveshjes qė mund tė realizojnė vetė ata pėr % e kapitalit tė investuar.

HermesNews - ©2013