Video

12/08/2013 17:09:20

Luftanijet britanike drejt Mesdheut

Fregata HMS Westminster do tė niset nesėr pėr tė arritur ujėrat e territorit tė vogėl britanik nė jug tė gadishullit Iberik






LONDĖR - Sipas Londrės, disa anije luftarake nisen sot nga Anglia pėr kryerjen e manovrave nė Mesdhe ku do tė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė, ēka ndodh pak pas rifillimit tė tensioneve me Madridin pėr ēėshtjen e Gjibraltarit, qė do tė jetė pikė tranziti pėr njė fregatė britanike. "Fregata HMS Westminster do tė niset nesėr pėr tė arritur ujėrat e territorit tė vogėl britanik nė jug tė gadishullit Iberik gjatė javės", deklaroi sot Ministria britanike e Mbrojtjes. Bėhet fjalė pėr njė prej anijeve luftarake qė do tė marrin pjesė nė stėrvitjen Cougar 13 nė detin Mesdhe dhe Gjirin Persik.

Kėto luftanije pėrfshijnė gjithashtu edhe aeroplanmbajtėsen HMS Illustrious, qė nisen sot nė mėngjes nga Portsmouth, tė autorizuara nga Spanja pėr tė ndaluar nė bazėn detare Rota, nė jug tė vendit. "Bėhet fjalė pėr njė dislokim rutinė nė terma afatgjatė qė ndodh pėr tė tretin vit radhazi", tha ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond. Sipas Ministrisė britanike tė Mbrojtjes, anijet do tė ndalojnė nė disa porte tė detit Mesdhe pėrpara pjesėmarrjes nė njė stėrvitje me ushtrinė shqiptare nė detin Adriatik.

Mė pas, ato do tė kalojnė nė Detin e Kuq, Oqeanin Indian dhe Gjirin Persik, ku do tė marrin pjesė nė stėrvitje me partnerėt e tyre rajonalė. Por, kėto manovra zhvillohen ndėrkohė qė tensionet diplomatike mes Londrės dhe Madridit mbi ēėshtjen e Gjibraltarit, u rritėn sėrish nė fund tė korrikut.Autoritetet e Gjibraltarit shkaktuan zemėrim nė Madrid pėr shkak tė vendosjes sė blloqeve tė betonit nė gjirin e Algeciras, pėr dhėnien fund tė hyrjeve tė paautorizuara tė peshkatarėve spanjollė. Nga ana tjetėr, Spanja rriti kontrollin nė pikat doganore me Gjibraltarin, duke shkaktuar radhė tė gjata pritjeje. Madridi gjithashtu kėrkoi pagesėn e njė takse rrugore prej 50 eurosh nė kufi me territorin britanik.

HermesNews - ©2013