Video

09/08/2013 16:31:54

Borxhi publik tejkalon 1 miliardė jen ne Japoni

Qeveria pritet tė marrė nė Shtator vendimin pėr rritjen ose jo tė taksės sė konsumit






TOKIO - Borxhi publik japonez sapo ka tejkaluar pragun e njė milion miliardė jenėve, ose 7,734 miliardė eurove, ndėrkohė qė qeveria po ndėrmerr masa pėr kufizimin e kėtij deficiti kolosal. Sipas shifrave tė publikuara sot nga Ministria japoneze e Financave, borxhi publik i Japonisė arriti nė 1,008 milion miliardė jen nė fund tė qershorit, ndaj shifrės sė regjistruar nė fund tė marsit prej 992 000 miliardė jen.

Borxhi japonez pėrfaqėson rreth 245 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto, sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar qė u kėrkoi pėr tė disatėn herė autoriteteve japoneze hartimin e njė plani buxhetor nė terma tė besueshme afatmesme pėr reduktimin e tij.

Kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe mori dje angazhimin pėr reduktumin e shpenzimeve publike me 8 000 miliardė jenė, ose 62 miliardė euro brenda dy vjetėve, pas nxitjes sė zhvillimit tė aktivitetit ekonomik nė fillim tė vitit.

Qeveria pritet tė marrė nė Shtator vendimin pėr rritjen ose jo tė taksės sė konsumit, e cila ėshtė aktualisht 5 pėr qind, do tė arrijė nė 8 pėr qind nė prill 2014 dhe mė pas nė 10 pėr qind nė tetor 2015.

Rreth 46,3 pėr qind e buxhetit japonez nga prilli 2013 deri nė mars 2014 financohet nga emetimi i bonove tė reja dhe rimbursimi i borxhit aktual gjatė tė njėjtit vit, qė pėrbėn rreth 24 pėr qind tė shpenzimeve.

HermesNews - ©2013