Video

07/08/2013 19:51:51

Niveli i panjohur i diplomacisė shqiptare me fqinjėt e njė jete

Politika e jashtme e qeverisė sė re. Kreu i zgjedhur flet pėr publikun dhe nuk jep shumė detaje mbi rezultatet e takimeve jashtė, por siguron pėr rritjen e nivelit tė marėdhėnieve me Turqinė dhe partnerėt e tjerė si Greqia dhe Italia. Linjat e nxehta tė bisedimeve nė Athinė


























TIRANE - Kryeministri i zgjedhur Edi Rama jep detaje qė lidhen me vizitat nė Itali, Turqi dhe Greqi. Sipas Ramės, qėllimi primar i kėtyre vizitave ėshtė nisja e njė kapitulli tė ri pėr dipllomacinė shqiptare si dhe fuqizimi mardhėnieve me kėto tre shtete tė cilat ai i quan "partner strategjikė". Gjatė intervistės flet pėr ēėshtjen e nxehtė mes Greqisė dhe Shqipėrisė atė tė kufirit detar, pėr tė cilėn ai pranon se ėshtė biseduar gjatė qėndrimit nė Athinė me kryeministrin Samaras.

Zoti Rama, pavarėsisht se ju nuk e keni marrė ende detyrėn si kryeministėr i vendit, kjo nuk ju ka penguar qė tė zhvilloni disa vizita jashtė vendit, si ajo nė Stamboll, apo nė Athinė. Cili ka qenė qėllimi i kėtyre vizitave ?

Janė takime njohėse dhe takime pune, pėr tė vendosur piketat e bashkėpunimit nė funksion tė njė partneriteti strategjik, qė shtrihet mes Italisė, Turqisė dhe Greqisė, pėr sa na takon dhe po ashtu me vetėdijen e plotė se nė marrėdhėniet bilaterale me kėto vende Shqipėria nuk ka arritur nė gjithė kėto vite tė bėjė sa duhet dhe tė punojė si duhet pėr tė mirėn e popullit shqiptar dhe tė gjeneratave qė vijnė.

Ju keni folur pėr kapituj tė rinj nė marrėdhėniet me Greqinė, njė shembull qė duhet tė ndiqet edhe me Turqinė dhe pėr njė tjetėr stad bashkėpunimi me Italinė. Konkretisht ēfarė do tė thonė kėto hapa qė ju po ndėrmerrni ?

Me Greqinė dihet qė ka njė moment pėr t’u kapėrcyer, pas njė periudhe tė vėshtirė nė marrėdhėniet mes dy vendeve, pėr arsyet e njohura. Ne jemi tė pėrgatitur pėr t’a kapėrcyer kėtė moment dhe pėr tė hapur njė kapitull tė ri, pas njė periudhe qė i ēoi marrėdhėniet me Shqipėrisė dhe Greqisė nė njė nivel shumė tė ulėt, gjithmonė pėr shkaqe qė janė bėrė tė njohura dhe qė nuk kanė lidhje me qeverinė e re. Ne jemi tė gatshėm, ashtu sikundėr nė jemi tė gatshėm qė tė ngremė nė njė nivel tė panjohur mė parė marrėdhėniet me Turqinė, qė e konsiderojmė njė partner strategjik dhe jam i bindur se marrėdhėniet bilaterale me Turqinė do tė njohin zhvillime tė panjohura mė parė. Italia ėshtė njė partner strategjik i kahershėm, njė partner strategjik qė ka ndihmuar shumė nė gjithė kėto vite Shqipėrinė, por nga partneriteti strategjik mė Italinė, Shqipėria nuk ka arritur dot, pėr shkak tė paaftėsisė sė qeverive tė saj tė marrė atė qė mund tė merrte nė funksion tė zhvillimit ekonomik dhe social tė vendit.

Le tė ndalemi pak te marrėdhėniet me Turqinė. Nė ndryshim nga kryeministrat e tjerė tė vendit, duket qartė fakti se ju e barazuat Turqinė si njė partner strategjik me Italinė dhe Greqinė. Ēfarė ju shtyu ta pėrfshini Turqinė nė kėtė partneritet strategjik me vendin tonė ?

Pėrfshirja e Turqisė nė partneritetin strategjik ėshtė pjesė e programit tonė tė Rilindjes nė kapitullin e politikės sonė tė jashtme dhe ėshtė rezultat i njė analize tė detajuar dhe shumė tė vėmendshme lidhur me kėtė faktor kaq tė rėndėsishėm dhe fatkeqėsisht tė lėnė jashtė vėmendjes sė nevojshme gjatė gjithė kėtyre viteve.

A nuk mendoni se kjo dhėnie rėndėsie ndaj Turqisė do t’i xhelozojė fqinjėt tanė ?

Unė nuk besoj se ne duhet tė merremi me xhelozi potenciale. Unė besoj se ne duhet tė forcojmė marrėdhėniet me fqinjėt tanė dhe tė ēojmė pėrpara njė proces partneriteti strategjik me tė tre kėto vende nė funksion tė njė Shqipėrie mė tė fortė politikisht, ekonomikisht dhe shoqėrisht. Ēėshtja e kufirit detar mes dy vendeve, Shqipėrisė dhe Greqisė mbetet njė ēėshtje mjaft problematike. Do tė doja t’u pyesja nėse gjatė qėndrimit tuaj nė Athinė ėshtė prekur kjo ēėshtje.

Ėshtė njė ēėshtje qė natyrshėm nuk mund tė lihet jashtė bisedave, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne kemi njė qėndrim tė njohur, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn nė kemi tė gjithė vullnetin pėr ta zgjidhur dhe ėshtė njė ēėshtje tek e cila edhe fqinjėt janė tė interesuar tė gjejnė zgjidhje dhe jam i bindur se me vullnet tė mirė dhe me besim reciprok nuk ka gjė qė nuk zgjidhet.

Zoti Rama nuk ėshtė hera e parė qė ju shpreheni pėr zgjidhje tė kėtij problemi me Greqinė. Mė konkretisht ju lutem, si do tė zgjidhet ?

Tani ne jemi qeveria e re e Shqipėrisė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe sigurisht qė do mirėkuptoni qė ēėshtje tė kėsaj natyre tė mos cenohen nė rrugėn e zgjidhjes sė tyre nga propagandimi i parakohshėm i ideve dhe i rrugėve tė mundshme tė zgjidhjes.

Gjatė qėndrimit tuaj nė Athinė u lajmėrua ardhja nė Tiranė e ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, zotit Venizellos. Cili ėshtė qėllimi i ardhjes sė tij nė Tiranė ?

Tiranėn do ta vizitojnė shumė shpejt, menjėherė pas marrjes sė mandatit nga qeveria e re, ministrat e jashtėm tė tė tre vendeve partnere strategjike tė Shqipėrisė dhe kėtu nuk shoh asnjė arsye pėr tė bėrė dallime, apo asnjė arsye pėr tė spekuluar lidhur me kėto vizita tė shpejta qė janė vizita tė dėshiruara nga tė treja palėt dhe qė janė tė mirėpritura padyshim nga ne.

Pas Italisė, Turqisė dhe Greqisė, cili ėshtė destinacioni juaj i ardhshėm nė kuadėr tė kėtyre takimeve ?

Sigurisht qė pasi Qeveria e re tė fillojė nga puna ne do tė shkojmė menjėherė nė Prishtinė, nga Prishtina do tė shkojmė nė Bruksel dhe nga Brukseli do tė shkojmė nė Nju Jork, ku do tė plotėsojmė edhe udhėtimin e menjėhershėm tė qeverisė sė sapokrijuar.

Zoti Rama, faleminderit.

Faleminderit juve dhe kam besimin se me njė politikė tė jashtme tė re, tė hapur dhe kurajoze Shqipėria nė rajon do tė ketė njė rol edhe mė tė fortė si mishėrimi i njė partneriteti tė madh me SHBA dhe me BE. //Marre nga Top Channel//

Intervistoi Muhamed Veliu