Video

03/08/2013 18:50:36

SHBA mbyll ambasadat: shkak, kercenimet e Al-Kaedas

Departamenti amerikan i Shtetit u paralajmėrua pėr kėrcėnime aq tė rėnda sa vendosi mbylljen e 21 ambasadave dhe konsullatave nė Afrikėn e veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinė qendrore






WASHINGTON - Rikthehet frika nga aktet terroriste tė Al-Kaedės pėr ambasadat dhe turistėt, pak javė para pėrvjetorit tė parė tė masakrės sė Bengasi-t, ku mė 11 shtator vdiq ambasadori i SHBA nė Libi dhe tre persona tė stafit tė tij.

Nesėr, vigjilenca pritet tė jetė maksimale. Departamenti amerikan i Shtetit u paralajmėrua pėr kėrcėnime aq tė rėnda sa vendosi mbylljen e 21 ambasadave dhe konsullatave nė Afrikėn e veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinė qendrore.

Por e gjithė vėmendja ėshtė zhvendosur nė Jemen, ku edhe Britania e Madhe vendosi tė mbyllte ambasadėn e saj nesėr dhe tė hėnėn. Njė burim nga Shtėpia e Bardhė njoftoi se vetė presidenti, Obama urdhėroi ekipin e tij tė Sigurisė Kombėtare tė merrte tė gjitha masat e nevojshme pėr mbrojtjen e jetės sė shtetasve amerikanė.

Jo rastėsisht, edhe Departamenti amerikan i Shtetit paralajmėroi shtetasit amerikanė tė mos udhėtojnė nė kėto rajone gjatė gushtit. Kjo klimė vigjilence mund tė pėrfshijė edhe selinė diplomatike amerikane nė Romė.

"Me kėrkesė tė Departamentit amerikan tė Shtetit, qindra marinsa do tė jenė nė gatishmėri pėr tė garantuar sigurinė gjatė ditės sė nesėrme, nė ambasadat amerikane nė Itali, Spanjė dhe vendet e tjera tė Evropės jugore dhe Afrikės veriore", njoftoi CNN.

HermesNews - ©2013