Video

31/07/2013 11:52:27

Skuadra qė do udhėheqė Shqipėrinė

Rama prezanton ministrat







TIRANE - Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot gjatė njė konference pėr shtyp nga selia e kėsaj partie, emrat e ministrave tė qeverisė sė re.

Kabineti i ri qeverisės, pėrbėhet nga pėrfaqėsime tė dy partive tė mėdha tė koalicionit tė majtė PS dhe LSI, plus ndonjė prurje nga shoqėria civile, duke pėrjashtuar plotėsisht aletatėt e tjerė tė koalicionit. Pėrjashtimin nga bashkėqeverisja tė aleatėve, Rama e cilėsoi si “pėrjashtim nga pėrgjegjėsia e madhe qė shqiptarėt i ngarkuan PS-sė dhe LSI-sė, duke i konfirmuar si shumicė plebishitare mė 23 qershor”.

Njė tjetėr argument i Ramės pėr pėrqėndrimin e qeverisė nė duart e PS-sė dhe LSI-sė, ishte edhe mosndarja e kabinetit nė parcela partiake, sic i quajti ai praktikat e mėparshme qeverisėse.

“Mjaft mė me procese qeverisėse tė copėtuara nė parcela partiake dhe mandate qeverisėse, ku qeveria bėhet trup i vetėm tė shajė opozitėn nė parlament”, tha ai. Rama solli si risi nė kėtė prezantim edhe faktin se rreth 90% e ministrave tė rinj, marrin pėr herė tė parė post ministror, apo prezencėn nė kabinetin qeverisės tė numrit mė tė lartė tė grave qė njė qeveri shqiptare ka patur ndonjeherė.

Sipas tij, qeveria e re ėshtė fryt i njė dialogi intensiv me partnerin strategjik LSI dhe kreun e saj Ilir Meta, tė cilin e falenderoi pėr frymėn konstruktive nė procesin e formimit tė saj.


Ja emrat e Qeverise:

2 - Edi Rama, kryeministėr
2 - Niko Peleshi, zv/kryeministėr
3 - Saimir Tahiri, ministėr i Brendshėm
4 - Mimi Kodheli, ministėr i Mbrojtjes
5 - Ditmir Bushati, ministėr i Jashtėm
6 – Nasip Naēo, ministėr i Drejtėsisė
7 - Shkėlqim Cani, ministėr i Financave
8 - Arben Ahmetaj, ministėr i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė e Sipėrmarrjes
9 – Damian Gjiknuri, ministėr i Energjetikės dhe Industrisė
10 – Eglantina Gjermeni, ministėr i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
11 – Edmond Haxhinasto, ministėr i Transportit dhe Infrastrukturės
12 – Edmond Panariti, ministėr i Zhvillimit Rural
13 – Ilir Beqja, ministėr i Shėndetėsisė
14 – Erjon Veliaj, ministėr i Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė
15 – Lefter Koka, ministėr i Mjedisit
16 – Klajda Gjosha, ministėr i Mjedisit
17 – Mirela Kumbaro, ministre e Kulturės
18 – Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit
19 – Milena Harito, ministėr Shteti pėr Inovacionin
20 – Ilirjan Celibashi, ministėr Shteti pėr Marrėdhėniet me Parlamentin
21 – Bledar Ēuēi, ministėr Shteti pėr Pushtetin Vendor

HermesNews - ©2013