Video

30/07/2013 20:33:34

Majmunėt na mbajnė skllevėr: replikė me Koloreto Cukalin

nga Shenasi Rama






NEW YORK - Nė njė shkrim interesant, “Zoti i Majmunėve” qė sapo e vendosa edhe nė Rrethin e Ferrit, Koloreto Cukali shpreh shqetėsimin qytetar nė lidhje me gjendjen nė shtetin shqiptar dhe me kapjen e vendit nga oligarkia e parisė sė Tiranės. Shkrimi ka vlera sepse e shpreh gjendjen ashtu si e vlerėson autori. Pėrtej kėsaj, duhet thėnė se shkrimi mundohet tė ndėrtojė sekuencat qė do tė cojnė nga kundėrvėnia ndaj oligarkisė tek zgjidhja e duhur. Si gjithnjė, Cukali gjen njė fabulė, parabolė, krahasim apo anekdotė tė njohur dhe duke e pėrdorur metaforikisht ose si krahasim, mundohet tė nxjerrė nė pah thelbin e cėshtjes.

Kėtė herė ai mundohet tė ndricojė sekuencėn dhe urat qė mungojnė nė rrugėn qė duhet tė nxjerrė shqiptarėt nga kriza e thellė ku janė. Mirėpo, nė rrugė e sipėr, Cukali e humbet fillin dhe shkrimi qė nxjerr me forcė nė pah problemin, mbyllet me nota negative e pesimiste me njė thirrje pėr kundėrvėnie. Arsyeja pse nuk shkon njė hap me tej ėshtė se Cukali nuk sheh se ka njerėz, grupe, ide tė shtruara apo sisteme vlerash qė e ofrojnė kėtė zgjidhje. Pa dashur tė ul aspak vlerat e kėtij shkrimi, por pėrkundrazi pėr ta nxitur Cukalin qė tė shohė pak mė larg e mė qartė, do tė vija nė dukje katėr problemet e mėposhtme.

Zotnia dhe Shteti

“Zoti i Majmunėve” ėshtė njė mesele e bukur, mirėpo nuk e kap qartėsisht thelbin e dilemės tonė historike. Majmunėt rebelohen kundėr Zotnisė. Mirėpo, nė rastin tonė, problem ėshtė se ne na duhet shteti. Mund tė rebelohesh kundėr njė shteti qė nuk ėshtė i yti, mund tė rebelohesh kundėr atyre qė duan tė pėrdorojnė shtetin, por nė thelb tė cdo ideologjie e grupi, revolucionar apo kundėrshtar, ėshtė gjithnjė ideja e njė shteti mė tė mirė. Pra, mbledhja e frutave nga majmunėt vetė nė pemė ėshtė anarki. Detyrimi pėr tė punuar pėr ‘plakun’ ėshtė skllavėri. Mirėpo, nė rastin tonė, nė botėn modern mund tė mbijetosh, tė arrish tė lulėzosh e tė zhvillosh potencialin tėnd vetėm nė se kė shtet-komb. Shtet-kombi nuk ka pronarė. Shtet-kombi nuk ka zot.Shtet-kombi ka ligj, barazi, mbrojtje pėr tė gjithė, mundėsi zhvillimi e shfrytėzim racional e efektiv tė burimeve materiale e njerėzore tė shoqėrisė. Nė mos tjetėr, nė botėn e sotme, popujt qė nuk kanė shtet-kombe, bien nėn zgjedhėn e dikujt tjetėr. Shtet-kombi ėshtė struktura qė arrin tė zhvillojė mė me efektivitet e sukses shoqėrinė. Sepse, nė mos tjetėr, shtet-kombi ėshtė struktura mė e lartė, sovrane dhe e pazėvendėsueshme, njėsia bazė, qė pavarėsisht nga madhėsia ka tė drejtėn ta konsiderojė veten sit ė barabartė me shtetet e tjera. Nė parim tė gjtihė shtetet janė tė barabartė me njėri tjetrin. Sovraniteti I bėn tė barabartė.

Pra, metafora e Cukalit duhej tė kishte edhe njė element tjetėr. Ai element do tė ishte ky: nė se nuk ke strukturė, atėherė do tė vijė njė plak tjetėr qė do tė pėrdorjė, sepse frutoren e kontrollojnė kėta. Zgjidhja e majmunėve ėshtė qė tė bėjnė njė majmun si plakun e tyre.

Rezistencė dhe Delegjitim

Sė dyti, Cukali e ka kapur mirė thelbin e problemit tė kundėrvėnies ndaj regjimit oligarkik tė parisė sė Tiranės. Pėr tė, edhe pse nuk ka rezistėencė tė hapur diku duhet filluar. Sepse, dhe kėtu jemi nė njė mendje, sistemet oligarkike kanė njė thembėr tė Akilit qė ėshtė legjitimiteti. Nė se njerėzit votojnė, nėse e shfaqin mbėshtetjen pėr regjimin, atėherė, askush nuk mundet me thanė se kėta njerėz janė tė shfrytėzuar, tė pėrdoruar, tė dhunuar, tė skllavėruar. Pėrfundimi nė tė cilin mbrrin Cukali ėshtė se kjo ndodhi edhe me sistemin e partisė-shtet dhe, megjithėse mund ta kishte zgjeruar e pasuruar argumentin, nė fakt e nė thelb, ka tė drejtė. Mirėpo, diskutimi historic mund tė zhvillohet njė herė tjetėr, ajo qė ka rėndėsi ėshtė se cka po ndodh tani? Ku ėshtė rezistenca? Ku ėshtė delegjitimimi? Ku ėshtė kundėrvėnia? Mė vjen mirė se Cukali e ka gjetur rrugėn tek “Vota e Bardhė” dhe tek Bojkoti. Ai e ka kuptuar potencialin e asaj pėrpjekjeje dhe fisnikėrinė e saj. Kjo i bėn nder z. Cukalit.

Bojkoti dhe e Keqja mė e Vogėl

Problemi i tretė qė ka z. Cukali ėshtė me votėn e bardhė, inisiativėn pėr Bojkot dhe me kundėrvėnien e rreptė ndaj tyre nga ana e parisė sė Tiranės dhe e veglave tė llapaqenėrisė mediatike. Cukali shpreh habinė me kundėrvėnien e rreptė tė parisė sė Tiranės dhe tė kolegėve tė tij tė shtypit qė propganduan me ngulm tė keqen mė tė vogėl dhe rotacionin. Kėtu hyjnė ata qė duhej t’ia bėnin ‘qokėn’ parisė, sepse ashtu llogarisin tė fitojnė koromanen e shkretė. Pėr kėta qė tė paktėn e dinė se cka po ndodh, njeriu nuk din as se sit ė ndjejė mėshirė, sepse kėta shėrbėtorė qė bėjnė krim duke u shitur si intelektualė janė nė fund tė fundit tė mullarit tė llumit. Ndoshta nuk do tė japin kurrė llogari e vetė shpresojnė tė harrohen, por nuk munden me harrue mjerimin e ndytėsinė e tyre. Kėta janė tė ndėshkuem me jetue me poshtėrsinė e tyre e kaq del e tepron.

Por nė lidhje me kundėrvėnien ndaj sistemit, mė duhet tė sqaroj se unė e kam mbėshtetur inisiativėn e Votės sė Bardhė, por ajo ishte tėrėsisht njė pėrpjekje e njė grupi tė rinjsh nga Tirana si Gjergj Erebara, Alida Karakushi, Alban Nelaj e tė tjerė si Eljan Tanini. Njė pėrpjekje tjetėr u bė nga njė grup qė njihet Demokracia Direkte nė tė cilin spikat Sokol Shameti. Fatos Lubonja bėri vetėm njė shkrim por e gjithė paria u mor me tė, sepse, nė fund tė fundit edhe ai aty han, ėshtė nė tavėn e parisė sė Tiranės dhe me tė e kishin me tė lehtė dhe mbas atij shkrimi e qepi gojėn.

Por, ka pasur njė grup shumė tė konsoliduar ideologjikisht e profesionalisht nė tė cilin konsideroj Valbona Karanxhen, Grid Rrojin, dhe kolegė tė tjerė tė Rrethi tė Ferrit. Mė argumente tė forta, me qetėsi, qartėsi e profesionalizėm si dhe me pėrkushtim qytetar, kolegėt e Rrethi tė Ferrit kontribuan shumė nė qartėsimin e cėshtjes dhe pranuan tė paguajnė cmimin e madh. Nė politikė, kush mbėshtet njė kauzė qė duket e humbur, e paguan cmimin me emrin e me reputacionin e vet. Ne kemi qėnė tė vetėdijshėm tė gjithė, por mbas disa diskutimeve vendosėm qė nė atė llumhane qė ėshtė shteti shqiptar, cdo pėrpjekje pėr tė ndezur njė shkėndijė duhej mbėshtetur, e fuqizuar duke bėrė gjithcka mundeshim. Dhe cimin e paguajmė pėrditė sepse llapaqenėria mediatike, dhe minjtė e gjirizeve blogiste, nuk lėnė rast pa na e kujtuar. Por, si katundar qė jam, mė kujtohet njė fjalė qė ma thoshte njė plak nė fermė: nuk digjet gja ma me lehtėsi se bajga e tharė. E gjendja nė Tiranė ėshtė shumė afėr bajgės sė tharė. Cdo shkėndijė mundet dhe ia vė zjarrin.

Nė Tiranė ndodh njė fenomen interesant: Llapaqenėria mediatike merret me llapaqenėrinė mediatike dhe politika ėshtė dicka tjetėr. Por nė rastin e Bojkotit, e gjithė struktura punoi me efektivitet qė ta zhvlerėsonte. Po rata kishin edhe gurin edhe arrėn nė dorė, numėruan votat e hedhura, mbushėn kutitė, hoqėn votat kundėr bėnė cka deshėn. E prapė se prapė, edhe nga shqiptarėt qė ishin nė shtetin shqiptar Bojkoti ishte partia mė e madhe. Dhe mbėshtetėsit e Votės sė Bardhe ishin Partia e pestė. Shqetėsimi I parisė ėshtė ndjerė e ndjehet gjithė kohėn sepse ata e kuptojnė se nuk mund tė sundojnė duke qėnė tė deligjitimuar.

Dhe sa pėr kėta vemjet e gjirizeve mediatike e blogiste, vlen tė thuhet se ndihmuan nė mbytjen e njė inisiative qė nė shkretirėn dėshtimit tė aprtive tė mėdha do tė ndihmonte nė hyrjen nė lojė tė djemve e vajzave tė reja qė do tė jenė e vetmja shpresė qė ne kemi pėr t’u bėrė njė shtet-komb normal. Duke I thyer, paria iu ofron vetėm alternativat e braktisjes sė vendit ose tė kooptimit nė radhėt e saj. Katėr vjet prej tash do tė dalin tė tjerė, poir nuk do tė kenė legjitimitet, do tė jenė tė dobėt dhe kjo I intereson parisė. Prandaj edhe kėta vemjet qė iu kundėrvunė Bojkotit e Votės sė Bardhė janė instrumentalė e pėrgjegjės pėr vrasjen e nje shkėndije qė mund tė ishte bėrė njė shpresė. Megjithatė, Cukali e ka kuptuar thelbin e asaj inisiative, dhe nė mos tjetėr, kjo mjafton me thanė se kapitali moral qė ėshtė investuar nuk ka shkuar kot.

Labirinti dhe rrugėgjidhja

Nė fund Cukali ngulmon se armiku ėshtė oligarkia e parisė sė Tiranės, se kjo ishte njė inisiativė fisnike, por se nuk ka as plan e as zgjidhje. Mendoj se nė tė dy drejtimet ėshtė gabim. Nė kėto qindra shkrimet e postuara nė Rrethin e Ferrit, tė gjithė ne kemi dhėnė tė qartė, besoj unė, edhe rrugėn, edhe vlerat, edhe kredon, edhe zgjidhjen e duhur. Punė tjetėr se nė kėtė pikė duket se nuk do tė merremi me politikė. Por po tė gjejė kohėn z. Cukali qė tė lexojė me vėmendjen qė meritojnė shkrimet e Grid Rrojit, tė Valbona Karanxhės dhe tė Ledjan Priftit, do tė gjejė edhe pėrgjigjen e shumė prej pyetjeve qė ngren.

Nė vend tė pėrfundimit

Njė shkrim i tillė meriton respekt. Mirėpo, pėrpjekja ėr tė nxjerrė vendin nga bataku ku e mban paria e Tiranės, dhe ky system ėshtė oligarkik, kriminal, antishqiptar, i degjeneruar dhe i zvetėnuar nė tė gjithė drejtimet, kėrkon shumė njerėz. Njerėzit qė merren me lexime si puna e imė janė si dentisti. Dentisti tė thotė se cili dhėmb ėshtė i prishur, tė ndihmon ta ruash apo pot ė jetė I prishur qė ta heqėsh por kur tė vijė puna pėr ta nxjerrė dhėmbin e ri, atė duhet ta nxjerrėsh vetė. Kjo ėshtė edhe tragjedia sepse nga jeta nė katudn mė kujtohet se si dikush e mbillte bostanin, dikush e kultivonte, dikush tjetėr e shiste, dhe nė fund tė fundit, ajo qė kishte rėndėsi ishte fakti se fėmijėt e hanin tė lumtur e gėzimi i tyre ishte shpėrblimi qė prisnin tė gjithė ata qė kishin pjesė nė atė frut tė mundit tė tyre. Shpresoj qė Z. Cukali tė lexojė Blogun Rrethi i Ferrit dhe jam i sigurtė se do tė ndrrojė mendje nė lidhje me planin dhe me ideologjinė qė duhet nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare tė gjejė ekuilibrin e duhur, nė njė shtet-komb modern dhe larg kontrollit tė kėtyre majmunėve qė mbajnė njerėzit skllevėr.

Blogu Rrethi i Ferrit