Video

30/07/2013 08:47:18

Berisha gjen akuzėn e 4 viteve

nga Doriana Metollari






HermesNews - "Rama sot pranoi botėrisht se, ka vjedhur 1250 vota nė Lezhė. Ai papritmas tėrhoqi kėrkesėn e paraqitur nė gjykatė pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė qarkun e Lezhės pasi u gjet se nė 14 kuti tė kėtij qarku kishte vjedhur me dhunė, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me pėrsėritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kėrkohej ndjese qytetarėve tė Lezhės. Natyrisht, tėrheqjen ai e bėri vetėm e vetėm se pėrsėritja e zgjedhjeve do tė sillte ndėshkimin e tij shembullor nga lezhianėt pėr vjedhjen e votės mė 23 qershor dhe do hapte rrugėn pėr pėrsėritjen e tyre nė Shkodėr ku janė vjedhur rreth 700 vota dhe nė qarqe tė tjera. Por pavarėsisht nga kjo tėrheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye i manipuluar. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janė pėrdorur krimi dhe paratė e pista janė vendimtare pėr stabilitetin e vendit. Pėrpara pėr votėn e lirė tė shqiptareve", shkruan Berisha ne faqen e tij ne Fb.

Kryemistri i ikje Pro. Dr. Sali Berisha, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe ėshtė pėrrallė qė nė Shqipėri pėrsėritet ēdo katėr vjet. Cdo opozitė bėn tė njėjtėn gje. Dmth ky trinomi i fjaleve "Vjedhje - Vota - Stabilitet" ėshtė rrefren i pėrhershėm.

Nuk bėhet opozitė pa kvto akuza nė Shqipėri. Nuk ka opozitė tė mirėfilltė pa akuzuar atė qė ėshtė nė pushtet pėr vjedhje votash. Dhe nė kėtė supeė zien e gjithė qeverisja. Shkak pėr tė larguar vėmėndjen nga problemet.

Nė Shqipėri shoh dy kampe kryesore: tė parėt janė ata qė nuk duan tė shkėputen nga sistemi dhe bllokojnė progresin. Ky rreth vicioz ka futur brenda militantė, jo militantė dhe njerėz qė kanė zgjedhur rrugėn mė tė lehtė pėr t'iu pėrshtatur njė jete qė po shkatėrron ekonominė dhe pjesėn tjetėr tė qytetarėve. Ata nuk e duan ndryshimin, sepse ēdo ndryshim ka kosto tė lartė pėr xhepat e tyre. Zakonisht tė tillė, nuk pranojnė mendimet ndryshe, le mė tė kundėrta. Nuk mund tė negociosh me ta, pa pranuar tė gjitha kushtet qė tė vėnė. Njėsoj si tė mos negociosh. E kuptojnė se ēfarė ndodh nė Shqipėri, kanė parė mė mirė diku tjetėr, por realiteti i tyre ėshtė fushė e blertė tamam kėshtu siē ėshtė, pra nė kurriz tė tė tjerėve.

Pjesa tjetėr nuk janė militantė. Ata duan tė krijojnė njė shtet tė sė drejtės nė Shqipėri. Kanė bėrė kompromise pėr t'u futur nė realitetin e pushtetit por sot vė re se duan tė krijojnė njė bazė mirėqėnieje nė vend. Negocimi ėshtė njė term me tė cilin do t'u duhet tė punojnė shumė sidomos me dikė qė nuk ėshtė mėsuar tė bėjė lėshime. Kjo kategori, dikur ishte nė minorancė, sot jo. Koha ka bėrė punėn e saj. Kjo do tė thotė se njerėzit janė rritur dhe e duan Europėn nė Shqipėri, sepse thelbi ėshtė ky.

Ka dhe kategori tė tjera, por pėr kėto tė fundin mė mirė tė mos flas.

Nė mes janė gjithmonė njerėzit. Ata qė ende nuk shohin.

HermesNews - ©2013