Video

29/07/2013 21:38:30

Shkodra jeton nė dioksinė: mbeturinat digjen jashtė

Qytetaret marrin ēdo dite helme tė njė rrezikshmėrie tė lartė






SHKODĖR - Djegia e mbeturinave nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės vijon tė mbetet njė nga problemet mė shqetėsuese pėr komunitetin e qytetit verior, ndėrsa vendepozitimi i tyre ėshtė nė njė vend krejt tė papėrshtatshėm, nė breg tė lumit Kir, ngjitur me Varrezat e Dėshmorėve dhe shumė afėr banesave tė komunitetit.

Pėr tė mos mjaftuar kjo, grumbujve tė mbeturinave, tė hedhura nė kėtė zonė, u vihet zjarri, duke krijuar njė situatė jashtė mase shqetėsuese.

Aroma mbytėse dhe tejet e pa pėrballueshme pushton jo vetėm banorėt, shtėpitė e tė cilėve janė afėr vendit tė djegies, por era qė fryn nė breg tė Drinit, i shpėrndan ato nė tė gjithė qytetin.

Ndaj kėtij fenomeni ka ngritur zėrin jo pak herė edhe Drejtoria e Shėndetit Publik, duke dhėnė alarmin se djegia e kėtyre mbeturinave ka pasoja pėr shėndetin e banorėve, por deri tani, pėrveēse ndonjė aksioni spontan tė forcave tė rendit, nuk ka asnjė ndryshim nė kėtė drejtim, edhe pse ka njė marrėveshje nga Bashkia dhe disa njėsi vendore, me administruesit e Landfildit tė Bushatit, njė investim i Qeverisė shqiptare nė vlerėn e katėr milionė eurove.

Shkaqet dhe argumentet e njė mosmirėkuptimi pėr njė gjė tė tillė thuhet se janė tė ndryshme, deri edhe tek ēmimi pėr ton i depozitimit tė mbeturinave, qė bashkia pretendon se ėshtė mė e madhe se sa duhet, por ato qė vazhdojnė ta vuajnė njė gjė tė tillė janė qytetarėt shkodranė.

HermesNews - ©2013