Video

29/07/2013 11:59:23

Bio shqiptare pa treg nė Shqipėri

Fermerėt po punojnė pėr tė ngritur njė rrjet shitjesh me prodhime Bio nga serat e tyre






TIRANE - Fermerėt nė gjithė vendin janė duke shtuar sipėrfaqet me sera pėr prodhime bio, dhe po tėrheqin vemendjen e klienteve vendas dhe tregtarėve tė huaj. Specialistėt pohojnė se cilėsia e lartė e kėtyre prodhimeve nuk reklamohet sa duhet, dhe ato konkurrohen fort nga prodhimet e jashtme.

Enver Isufi, ekspert i fushės sė bujqėsisė Bio, shprehet se fermerėt po punojnė pėr tė ngritur njė rrjet shitjesh me prodhime Bio nga serat e tyre. Ushqimet e importit nuk kanė shije dhe as garanci dhe askush mė mirė se perimet e tyre nuk mund tė ushqejnė banorėt, kėrkesat e tė cilėve sa vijnė e rriten pėr prodhimet bio.

Klientė tė rregullt tė kėtyre tendave shitjesh krahas banorėve janė bėrė edhe udhėtarėt e shumtė qė rrahin rrugėt dhe autostradat e Durrėsit, qofshin nga Tirana, nga Korca apo edhe nga Kosova. Ata ndalojnė menjėherė sapo shohin rerklamat e prodhimeve Bio.

Nė kėto tregje gjen gjithmonė ullinj, perime e fruta tė njė cilėsie tė lartė, tė gjitha tė mbrojtura nga skema bio. Specialisti Isufi, drejtor i Institutit tė bujqėsisė BIO, thotė se, kėrkesat nė rritje tė klientėve vendas dhe tė huaj kanė bėrė qė tė rritet mbėshtetja financiare e shtetit dhe e bankave pėr kėtė lloj bujqėsie tė re.

Tė ndėrtosh njė fermė bio nuk ėshtė njė punė e lehtė. Sipas traditės, vetėpunėsimi familjar ėshtė baza e punės. Fatmir Kallbaqi punon me fėmijėt dhe bashkėshorten, ndėrsa me shitjen merret vėllai me familjen e vet. Ai thotė se kėrkesat pėr prodhimet bio janė 10-fishuar, ndėrsa marketingu i kėtyre rrjeteve podhuese dhe shitėse ėshtė shumė i vogėl dhe ky shihet si njė problem kryesor.

Krahas tregjeve nė Durrės, fermerėt bio kanė ngritur shitore edhe nė Shkodėr, Velipojė, Vlorė e nė kryeqytet. Sipas tyre, megjithė pėrmirėsimet, mundėsitė janė shumė mė tė mėdha pėr tė pėrhapur prodhimet shqiptare bio brenda dhe jashtė vendit.

HermesNews - ©2013