Video

28/07/2013 11:33:34

Egjipt, alarmohen organizatat ndėrkombėtare

Human Rights Watch, viktimat u qėlluan nė gjoks dhe nė kokė






KAJRO - Organizata Human Rights Watch denoncoi sot vdekjen e mė shumė se 70 personave gjatė pėrleshjeve nė Kajro, duke akuzuar autoritetet pėr njė pėrbuzje kriminale tė jetės njerėzore.

"Tė paktėn 72 persona mbetėn tė vdekur dje nė Kajro gjatė pėrleshjeve mes kundėrshtarėve dhe mbėshtetėsve tė presidentit islamik tė rrėzuar, Mohamed Morsi dhe forcave tė rendit", njoftuan burime nga Ministria egjiptiane e Shėndetėsisė.

Manifestuesit akuzuan forcat e sigurisė pėr hapje zjarri nė drejtim tė tyre, por Ministria e Brendshme egjiptiane u shpreh se kishte pėrdorur vetėm gaz lotsjellės.

Megjithatė, organizata Human Rights Watch konfirmoi se shumica e viktimave ishin goditur me plumba nė kokė apo gjoks. "Kėto vdekje dėshmojnė vullnetin tronditės tė disa prej forcave tė policisė dhe autoriteteve politike pėr rritjen e dhunės sė ushtruar ndaj manifestuesve mbėshtetės tė Morsit", u shpreh kryetari i organizatės pėr Lindjen e Mesme dhe Afrikėn Veriore, Nadim Houry.

"Ėshtė pothuajse e pamundur tė shkaktohet njė numėr i tillė tė vdekurish pa patur synimin paraprak pėr ta bėrė kėtė. Kjo ėshtė njė pėrbuzje kriminale e jetės njerėzore", nėnvizoi ai.
/g.t/

HermesNews - ©2013