Video

26/07/2013 16:27:09

Profesionalizmi i policisė: Day 2 - Shkodėr

nga Doriana Metollari






SHKODER - Gjėja e parė qė bėmė unė dhe im shoq, ishte tė paraqiteshim nė polici, pėr lejeqėndrimin e tij si i huaj. Sportelistja atje mė buzėqeshi dhe mė adresoi tek Shefi i komisariatit pėr emigracionin.

Ah, meqė ra fjala, pėr tė gjithė tė huajt qė duan tė jetojnė nė Shqipėri me bashkėshortėt shqiptarė, ka probleme, tė tipit burokratik sa tė duash. Psh aktualisht me vendimin e Kėshillit tė Ministrave, qė e gjeni duke klikuar kėtu, nė faqen 34. ''PĖR PĖRCAKTIMIN E KRITEREVE, TĖ PROCEDURAVE E TĖ DOKUMENTACIONIT PĖR HYRJEN, QĖNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TĖ HUAJVE NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ'', shkruhet se kėrkohet dhe njė dėshmi penale nga gjykata e vendit prej ku vijnė.

Pra kjo shtesė pėr bashkėshortėt nuk ishte, tani ėshtė. Se pse Shteti Shqiptar duhet tė kėrkojė gjithė kėto proēedura, nė rastin kur dy persona tė martuar duan tė jetojnė nė Shqipėri, vetėm ai e justifikon, nė rastin e familjeve normale, dy njerėzve qė punojnė dhe jetojnė ndershmėrisht kudo ku ndodhen.

Gjithsesi, nė VMK do tė gjeni tėrė ato shtojca, pėrfshi dhe sigurimin shendetsor privat (?!).

Mė kujtohet njėherė njė miku im kur solli nė Tiranė, njė grup biznesmenėsh tė huaj. Kur u ulėn nė njė tavolinė me rreth 20 veta, pronarja e lokalit solli dy pjata. Nė tė parėn, ishin 3 karkaleca tė vegjėl, nė tė dytėn njė lugė peshk. Me verė na e mbyshi gotėn vetėm njė herė dhe nė fund paguam 50 euro pėr kokė. Normale tė trajtohen tė huajt kėshtu (?!) si pula pėr t'u rrjepur... E dini dhe ju se kam tė drejtė... dhe kjo s'ka tė bėjė me nacionalizmin, sepse unė nuk jam kundėr Shqipėrisė dhe as ligjit, por jam kundėr transparencės sė pakėt dhe korrupsionit.

Ah dhe diēka. Unė do tė bėja njė aplikimin pėr pasaportė. Nė polici, me thanė se formularėt (formulare, dmth njė letėr A4 duhet t'i plotėsoja nė njė zyrė avokatie, ku njė avokat mė shkruajti Emėr dhe Mbiemėr, kaq.) Sa kushton shėrbimi e pyeta ? "100 Lekė tė vjetra", mė tha. Normalisht vija nga jashtė, jam dhe unė pulė pėr t'u rrjepur.

Gjithsesi, nė Komisariat hymė. Komisari njė burrė dashamirės, na dha aplikimet dhe dokumentet qė duhet tė plotėsojmė, shtojcat e reja tė ligjit, dhe formalitetet e nevojshme.

Erdha nė shtėpi.

Nuk kam mbaruar. Mė mori nė telefon njė pėrfaqėsues i uniformave blu, pa u prezantuar dhe mė kėrkon takim, jo nė zyrė. Shkua bashkė me tim shoq. Kur e pyeta se kush ishte, tha ishte polici i lagjes dhe se donte tė dinte ku banoja, meqė im shoq ishte i huaj dhe donin tė dinin saktėsisht se ku ndodhej nėse shteti italian kėrkon, pasi siē tha, kishte ndodhur qė shtetas tė huaj me precedentė penale, ishin fshehur nė Shqipėri. Pastaj normalisht donte tė njihte se kush ishte im atė.

Kėrkoi falje se po shfaqte paragjykim, por ai duhet tė dinte dhe se do tė na mbante nėn vėzhgim. "Jam dakord, i thashė, po shtetasit e huaj, ata tė kėrkuarit, kanė ardhur gjė nė Komisariat pėr tė kėrkuar lejeqėndrim?".

Dua tė them vetėm diēka dhe po e mbyll. Aktualisht jam njė e huaj dhe unė nė njė vend problematik.



HermesNews - ©2013