Video

26/07/2013 13:03:10

Kajro: Morsi akuzohet pėr spiunazh

Ish presidenti Egjiptian vendoset nė paraburgim






(21:49) Dy egjiptianė kanė mbetur tė vdekur sot, nė Aleksandri, gjatė pėrleshjeve mes pėrkrahėsve dhe kundėrshtarėve tė presidentit tė rrėzuar islamik, Mohamed Morsi, bėnė tė ditur burime zyrtare vendase.

"Pėr mė tepėr, rreth 20 persona u plagosėn nė Aleksandri, nė veri tė Egjiptit", theksuan burimet zyrtare vendase. Burimet zyrtare egjiptiane njoftuan mė parė pėr 15 tė plagosur. "Pėrleshjet nė lagjen Choubra, nė Kajro, shkaktuan gjithashtu rreth 10 tė plagosur", shtuan burimet zyrtare vendase.

(13:50) Organizata "Hamas", nė pushtet nė Gaza, denoncoi sot vendimin e njė gjykate nė Kajro pėr baraburgimin e presidentit tė rrėzuar egjiptian, Mohamed Morsi nėn akuzėn e njė bashkėpunimi tė mundshėm me lėvizjen palestineze. "Hamasi e dėnon kėtė vendim tė bazuar nė postulatin se lėvizja jonė ėshtė armiqėsore. Ky ėshtė njė zhvillim i rrezikshėm qė konfirmon se pushteti aktual nė Egjipt ka hequr dorė prej kauzave kombėtare si dhe prej kauzės palestineze", deklaroi zėdhėnėsi i "Hamas"-it, Sami Abu Zuhri.

(13:44) Vendimi i organeve tė drejtėsisė pėr paraburgimin e presidentit tė rrėzuar egjiptian, Mohamed Morsi nė lidhje me ngjarjet e ditėve tė fundit tė regjimit tė ish-presidentit, Hosni Mubarak, risjell ish-regjimin e tij nė pushtet, deklaroi sot "Vėllazėria Myslimane". "Akuzat ndaj Morsit tingėllojnė si njė hakmarrje e ish-regjimit, gjė qė tregon rikthimin e tij tė fuqishėm", u shpreh zėdhėnėsi i lėvizjes, Gehad el-Haddad.

KAJRO - Presidenti i rrėzuar egjiptian, Mohamed Morsi u vendos nė paraburgim pėr njė periudhė 15-ditore nėn akuzėn e spiunazhit pėr llogari tė organizatės terroriste "Hamas" dhe arratisjeve nė masė nga burgjet gjatė revolucionit tė vitit 2011, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA.

HermesNews - ©2013