Video

25/07/2013 13:13:05

BSH, shiten me ankand 9.35 milion Euro

Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, ky ėshtė ankandi i tetė qė realizohet nė euro






TIRANE - Banka e Shqipėrisė bėn tė ditur se nė ankandin e radhės qė realizoi pėr shitjen e bonove tė thesarit nė euro, u shitėn 9.35 milionė euro nga 11 milionė euro qė u nxorrėn nė kėtė ankand. Sipas rezultateve tė ankandit, yield-i mesatar i ponderuar i kėrkuar ka qenė 4.27%, ndėrkohė qė ai i pranuar ishte 3.9%. Yield-i (interesi) maksimal i kėrkuar, rezultoi nė nivelin 5.35%, ndėrkohė qė ai i pranuar ishte vetėm 3.96%. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, ky ėshtė ankandi i tetė qė realizohet nė euro, qė nga maji i vitit 2010. Ankandi i fundit nė bono thesari nė euro ėshtė zhvilluar nė 24 dhjetor 2012, ku u shitėn 20 milionė euro dhe yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 5%, nė rėnie nga 5.26% qė ishte nė ankandin e gushtit tė 2012-s dhe 6.05% qė ishte nė ankandin e parė tė majit 2010.

HermesNews - ©2013