Video

25/07/2013 11:11:58

Celet tenderi pėr lumin e Tiranės

Dorėzimi i aplikimeve tė parakualifikimit pėrfundon nė datėn 2 gusht, pėr tė gjithė aplikantėt e interesuar






TIRANE - Bashkia e Tiranės ka hapur tenderin ndėrkombėtar pėr “Rehabilitimin e lumit tė Tiranės dhe punimet respektive civile”. Dorėzimi i aplikimeve tė parakualifikimit pėrfundon nė datėn 2 gusht, pėr tė gjithė aplikantėt e interesuar. Punimet pėr zbatimin e projektit tė bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit tė Tiranės do tė financohen nga marrėveshja e huasė, ndėrmjet qeverisė sė Shqipėrisė dhe Fondit tė Zhvillimit tė Abu Dhabit, firmosur nė datė 21 Prill 2013, me vlerė 55 milionė Euro. Bashkia e Tiranės, me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė datės 21 Maj 2013, ėshtė pėrcaktuar si “autoritetit kontraktor" pėr projektin e mėsipėrm. Nė bazė tė studimit tė realizuar nga studio arkitekturore "Grimshaw Architects" do tė mundėsojė ndėrhyrjen nė sistemin e shtratit tė lumit tė Tiranės pėrgjatė 8 km, do tė ndėrtohen dhe sistemohen skarpatet e lumit. Pėrgjatė lumit tė Tiranės do tė krijohen zona rekreative. Zbatimi i kėtij objekti pėrfshin ndėrtimin e disa urave mbi kėtė lumėm i cili do tė bėjė lidhjen midis pjesės jugore me atė veriore, duke krijuar njėkohėsisht mundėsinė e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor tė tyre. Ky projekt, pėrveē se dyfishon gjatėsinė e bulevardit kryesor tė Tiranės, do tė krijojė njė rrugė pėr njė qasje tė re tė madhe, pėr shtimin e hapėsirave tė gjelbra nė qytet, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė projekti mė i rėndėsishėm nė Tiranė nė 80 vitet e fundit.

HermesNews - ©2013