Video

24/07/2013 18:22:19

Nenet qė shkeli Rama nė krijimin e dy Ministrive

ZMK reagon ndaj strukturės sė re tė Qeverisė sė Z. Rama, pėrcakton nenet ku shkelet ligji dhe ngre 7 pyetje parimore mbi politikat pėr mbrojtjen e konsumatorėve






TIRANE - Avokati Altin Goxhaj: “Z. Rama duhet tė sqarojė se a e di ai dhe stafi i tij qė shpallja e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Konsumatorėve ėshtė Shkelja e ligjit pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve dhe ai s’mund ta bėjė kėtė pa ndryshuar Ligjin! Ēfarė ėshtė ky akt? Injorancė apo Arrogancė e Qeverisė sė tij ndaj mbrojtjes sė konsumatorėve dhe shkatėrrimit tė mėtejshėm tė politikave pėr mbrojtjen e konsumatorėve ?! Do ti dėrgoj Z. Rama me Postėn Shqiptare njė kopje tė Ligjit qė ta lexoj vetė se mund ta kenė mashtruar Z. Ditmir Bushati apo Z. Shkėlqim Cani”.

Prezantimi nga Kryetari i PS Z. Rama i Strukturės sė re tė Qeverisė sė dalė nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 duke prezantuar transferimin e strukturės sė mbrojtjes sė konsumatorėve ėshtė njė shkelje e hapur e ligjit pėr Mbrojtjen e konsumatorėve.

Hapi i parė i Qeverisė sė Z. Rama ėshtė shkelja e Ligjit Nr. 9902, datė 17.4.2008, pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, i ndryshuar duke transferuar strukturėn e Mbrojtjes sė Konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė ndėrkohė qė ky Ligj e sanksionon nė Pjesa VIII “Institucionet pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve”, Kreu i “Organet Shtetėrore”, Neni 49, “Organi pėrgjegjės” pėrcaktohet qartazi nė pikėn 1: “Ministria pėrgjegjėse pėr fushėn e tregtisė, nėpėrmjet strukturės administrative pėrkatėse (mė poshtė struktura pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e konsumatorėve), harton politikat dhe siguron instrumentet rregulluese tė mbrojtjes sė konsumatorit, si dhe zbatimin efektiv tė kėtij ligji.”

Po ashtu edhe nė Nenin 50 ku pėrcaktohet “Kėshilli bashkėrendues” nė Pikėn 4. thuhet shprehimisht: “Kėshilli Bashkėrendues kryesohet nga ministri pėrgjegjės pėr fushėn e tregtisė.”Dhe nė pikėn 5 thuhet shprehimisht:. “Rregullorja e funksionimit tė Kėshillit Bashkėrendues miratohet nga ministri pėrgjegjės pėr fushėn e tregtisė. Struktura pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e konsumatorėve, e pėrcaktuar sipas nenit 49 tė kėtij ligji, ngarkohet me funksionet e sekretariatit teknik tė Kėshillit Bashkėrendues.”

Po ashtu nė Neni 51 “ORGANET ZBATUESE” thuhet shprehimisht se “Struktura pėrgjegjėse pėr mbikėqyrjen e tregut” janė:1. Struktura pėrgjegjėse e mbikėqyrjes sė tregut, sipas pėrcaktimit tė nenit 16 tė ligjit nr. 9779, datė 16.7.2007 “Pėr sigurinė e pėrgjithshme, kėrkesat thelbėsore dhe vlerėsimin e konformitetit tė produkteve joushqimore”, kontrollon zbatimin e neneve 5, 7, 8, 9, 11, 12, 18, 19, 20 e 21 tė kėtij ligji.2. Struktura pėrgjegjėse e mbikėqyrjes sė tregut bashkėpunon ngushtė me strukturėn pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e konsumatorėve dhe i raporton asaj.”

Po ashtu edhe nė Nenin 52 pėrcaktohet “Komisioni i Mbrojtjes sė Konsumatorėve”“2. Komisioni i Mbrojtjes sė Konsumatorėve pėrbėhet nga 5 anėtarė:a) 2 pėrfaqėsues tė ministrisė pėrgjegjėse pėr fushėn e tregtisė, njėri prej tė cilėve nga struktura pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e konsumatorėve;b) 2 pėrfaqėsues nga Ministria e Drejtėsisė;c) pėrfaqėsues nga shoqėria civile me pėrvojė nė fushėn e ekonomisė, dhe jurisprudencės.6. Struktura pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e konsumatorėve ngarkohet me funksionet e sekretariatit teknik tė kėtij komisioni.”

Pra siē shihet Vendimi pėr tė kaluar strukturėn e Mbrojtjes sė Konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė ėshtė njė akt i pastėr i shkeljes sė ligjit nga Z. Rama dhe kjo tregon ose arrogancė ose injorancė nė fushėn e ligjit dhe zbatimit tė tij.

E vetmja rrugė ligjore pėr tė kaluar strukturėn e Mbrojtjes sė Konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė do tė ishte ndryshimi i Ligjit pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve por siē dihet teknikisht asnjė ndryshim nė kėtė ligj specific smund tė kalojė pa njė diskutim tė gjerė publik dhe kjo kėrkon kohė paraprake pasi ky ėshtė njė kusht i proēesit tė integrimit europian dhe 2 deputetėt e PSsė Z. Ditmir Bushati dhe Z. Shkėlqim Cani janė nė dijeni tė plotė tė kėtij fakti edhe pėr arsye familjariteti me kėtė ēėshtje nė tė gjithė kuptimet e fjalės.

Gjithsesi kalimi i Strukturės sė Mbrojtjes sė Konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėrveē shkeljes sė ligjit, krijon edhe njė dėm real nė fushėn e mbrojtjes sė konsumatorėve.

Absurditeti i kalimit tė mbrojtjes sė konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė njė praktikė shterpė qė tregon mosnjohjen minimale tė politikave pėr mbrojtjen e konsumatorėve dhe raportin qė kanė ato me politikat rregullatore tė institucioneve.

Ky akt shtron kėto 7 pyetje bazė:
1. Me ēfarė kompetence ligjore dhe teknike mund tė mbrojė Ministria e Shėndetėsisė interesat e konsumatorėve nė treg, si dhe tė pėrcaktojė rregullave dhe ngritjen e institucioneve pėrkatėse pėr tė mbrojtur tė drejtat e konsumatorėve?
2. Si mund tė pėrfshijė Ministria e Shėndetėsisė nė fushėn e kompetencės sė saj tė gjitha llojet e marrėdhėnieve ndėrmjet tregtarėve dhe konsumatorėve, qė kanė tė bėjnė me mallrat e konsumatorėve apo shėrbime kur ajo ka kompetencė veē nė fushėn e trajtimit shėndetėsor tė konsumatorėve?
3. Si mund tė trajtojė Ministria e Shėndetėsisė tė drejtat e konsumatorėve nė fushėn e mbrojtjes sė interesave ekonomikė tė konsumatorėve, tė drejtat e ankimit, tė drejtat pėr dėmshpėrblim, tė drejtat e edukimit, tė drejtat e marrjes sė informacionit, tė drejtat e pėrdorimit tė shėrbimeve publike, tė drejtat e mbrojtjes ligjore, etj.?
4. Me ēfarė kompetencė mund tė trajtojė Ministria e Shėndetėsisė hartimin dhe zbatimin e politikave pėr praktikat e tregtimit, praktikat e padrejta tregtare, kontratat nė largėsi apo distancė, kontratat e pėrdorimit me afat tė pasurive tė paluajtshme, kredinė konsumatore dhe detyrimet pėr tė, kontratat e paketave tė udhėtimit, dhe detyrimet pėr to siē i pėrcakton dhe ligji pėr mbrojtjen e konsumatorėve?
5. Si mundet tė trajtohet nga Ministria e Shėndetėsisė raporti konsumator biznes nė garancitė e produkteve dhe zgjidhja e kėtyre mosmarėveshjeve?
6. Si mund tė hartohen politikat shtetėrore mbi mbikqyrjen e tregjeve industriale dhe financiare, paketat turistike dhe standardet e produkteve dhe shėrbimeve?
7. Si mund tė hartohen strategjitė e politikave konsumatore dhe rrgullatore nga Ministria e Shėndetėsisė?

Ky absurditet i Qeverisė sė Z. Rama tregon njė degradim tė mėtejshėm tė politikave shtetėrore pėr konsumatorėt.

ZMK i kėrkon Kryetarit tė PS tė sqarojė publikisht kėto pyetje dhe ai ka detyrim ta bėjė kėtė nė zbatim tė Programit qė ka prezantuar para 23 Qershorit 2013.

Nisur nga fakti se deklarimi i sotėm mbi strukturėn e Qeverisė tregon ose injorancė ose shkelje tė hapur tė ligjit, ZMK i dorėzon simbolikisht me postė njė kopje tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve tė cilėn deputetėt e tij e kanė votuar pa rezerva si gjithmonė pasi deri mė sot asnjėherė deputetėt e Partisė Socialiste nuk kanė dhėnė asnjė kontribut pėr pėrmirėsimin e legjislacionit shqiptar pėr mbrojtjen e konsumatorėve dhe as kanė kėrkuar ndonjėherė ndonjė seancė dėgjimore, interpelancė parlamentare me ndonjė ministėr linje nė Parlament apo mocion pėr zbatimin e kėtij legjislacioni.

Po ashtu ZMK i kėrkon publikisht para Shtatorit njė ballafaqim nė emėr tė konsumatorėve pėrfaqėsuesve tė PS pėr tė sqaruar publikun mbi shkeljen e ligjit dhe vizionin e PS pėr avantazhet e kalimit tė strukturės sė konsumatorėve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe kjo pėr hir tė transparencės dhe pjesmarrjes publike tė premtuar nė fushatė dhe program!

Deklaratė pėr shtyp