Video

23/07/2013 22:17:12

Kryeministri i zgjedhur fton pėr darkė krerėt e komuniteteve myslimane

Rama, ''Dua t'i pėrcjell komunitetit mysliman shqiptar urimet mė tė mira pėr kėtė muaj tė shenjtė. Ju uroj mirėseardhjen dhe i falenderoj pėr praninė e tyre pėrfaqėsuesit e trupit diplomatik nė Shqipėri''






TIRANE - Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, shtroi mbrėmjen e sė martės, nė njė nga restorantet e kryeqytetit, njė darkė iftari, pėr muajin e shenjtė tė Ramazanit. Tė ftuar nė kėtė darkė-simbol, ishin kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, titullarė tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, drejtuesit e partive aleate tė PS-sė, krerėt e disa bashkive, etj. "Vetė liria e Shqipėrisė nė tatėpjetėn e diktaturės komuniste u shfaq pėr sė pari si liri e besimit me meshėn historike tė Don Simon Jubanit nė varrezėn e Rrmajt nė Shkodėr. Asokohe kisha e madhe ishte ende pallat sporti. Tė krishterė dhe mysliman u bashkuan pėr tė parė meshėn pas njė gjenerate mes engjėjve krahėthyer dhe trupshpuar prej plumbave tė ushtarėve tė popullit, qė nė ekstazėn e luftės kundėr fesė kishin bėrė qitje mbi statujat e mermerta tė varreve", tha Rama nė fillim tė fjalės sė tij.

HermesNews - ©2013