Video

22/07/2013 20:57:29

Shkodėr-Burokraci: Day one, zyra pėr ēertifikatat

nga Doriana Metollari






HermesNews - Jam nė Shkodėr. Ju e dini, e kam thėnė mė parė nė profilin tim tė Facebookut. Megjithė ato "ah vėrtet... e ke menduar mirė (?)..." dhe ato, "...hmmmm" qė mė dhanė miqtė dhe lexuesit e mi, HermesNews ėshtė nė Shqipėri.

Kishte ardhur momenti, arsyet pse janė diēka tjetėr.

Day one, pėr mua ishte sot nė zyrat pėr Kartėn e Identitetit dhe tė Pasaportės Biometrike.

Ora 8 e mėngjesit. Pasi mora informacion tek njė zonjė qė mė njohu si gazetare, shkova tek dera pėrballė saj.

Nė krye qėndronte njė polic i armatosur, qė fuste brenda dy e nga dy. Nuk mbahej radhė, nuk kishte numra, polici fuste sipas terezisė kė tė donte brenda.

Ishte njė dhomė, mė mirė dy dhoma, thjesht si skelet, dy karrige pėr ēdo dhomė, me kompjuter, asnjė nėpunėse aty. Ato duheshin pritur nė karrige. Erdhėn pas disa pesė minutash dhe njėra prej tyre hapi dritaren. Nė dhomė hyri njė fije rreze. Nuk e hapi dritaren pėr dritėn jo, por pėr tė marrė disa kupona qė tė njohur tė saj po ia jepnin pa radhė pėr me kry punė, askush nuk foli.

Pata njė lloj ndjenje se nė atė vend nėpunėset ndjeheshin sikur tė kishin shpikur Perėndinė dhe tė gjithė brenda silleshin me servilizėm pėr kėtė bindje qė kishin. Dy vajza tė reja hynė dhe ia filluan muhabeteve familjare me njerėn prej zonjave tė zyrės.

Mua mė thanė se duhej tė nxirrja njė ēertifikatė familjare dhe se pasaporta e vjetėr nuk bėnte mė as pėr kartėn e identetit as pėr biometriken.

Sporteli pėr ēertifikatat. Kapitulli tjetėr.

Tė paktėn 20 vetė ishin dyndyr tek njė kuti e vogėl prej xhami, ku shfaqeshin hera herės nėpunėset, jo pėr qytetarėt qė kishin 2 orė nė radhė, por pėr tė hapur derėn nėpėr tė cilėn mund tė kalonte ndonjė qytetar qė u jepte apo u fuste diēka nė xhep pėr me kry punė maaaa, sipas rrefrenit prej meje tė urryer nė raste tė tilla shkodran.

Nuk shquhem si njeri shumė nervoz, por sinqerisht aty nervat e mia nuk mbajtėn mė dhe u thashė tamam se ēfarė mendova zonjave. Tė tjerėt mė dhanė tė drejtė. Nuk doja tė drejtė, u thashė se duhet qė ata tė reagonin pėr shkeljet. "Nėse ju paguani pėr njė tė drejtė, kėtė sistem meritoni", u thashė.

Nuk mund tė pretendoj tė ndjenin atė ēfarė ndjenja unė, sepse gjithsesi, unė vija nga italia me burokraci tė panumėrta, por askush nuk guxon tė japė para nė dorė nėpunėsave, pėr atė mendon shteti me fatura. Kjo ėshtė histori tjetėr.

Nuk u largova prej aty, pa marrė informacionet dhe nuk jam krenare qė ngrita zėrin, por nuk mendoj se ishte e drejtė tė mos e bėja. Ndaj njė xhesti dhe indiference tė tillė ekstreme, pėr qytetarėt qė paguajnė taksa, duhej njė tjetėr xhest ekuivalent.

Gjithsesi, ajo ēfarė mė thanė ishte se duhet t'u dėrgoja taksėn e qytetit dhe t'ia paraqisja pėr ēertifikatėn familjare, njė rregull i paafishuar askund.

Qytetari nė Shkodėr nuk informohet mbi rregullat, mbi ligjet, mbi proēedurat.

NUK KA TRANSPARENCE dhe individi ndjehet nėn njė trysni dhe diktatin e atij tė cilit i jep rrogėn, nėpunėsave shtetėror.

Mizerje. Jo varfėri ekonomike, mizerje lirie, integriteti, mizerje demokracie... turp.

Nesėr ėshtėday 2 nė atė vend tė errėt, ku tė gjithė e dinė si "asht aty", tė gjithė ankohen dhe askush nuk flet, sepse ėshtė pjesė e sistemit tė denigruar.

Zgjohu qytetar, Shqipėri, Shkodėr a Berat. Zgjodhu sepse demokracia nuk ėshtė njė e drejte qė, pėr eufori Europa ta dhuron.

HermesNews - ©2013