Video

17/07/2013 20:17:00

Durrės, sekuestrohet Benzi me arsenal armėsh

Gjatė kontrollit nė automjetin Benz, pa targa, u gjetėn 5 mitrolozė tė lehtė, 4 armė automatike, tre pushkė dhe dy pistoleta, dy granathedhėsa, 15 arka me fishėkė, si dhe njė granatė dore







DURRĖS - Policia e Durrėsit sekuestroi sot njė tjetėr arsenal me armė dhe municione luftarake, nė njė automjet nė oborrin e njė banese nė fshatin Hamallaj, 26 km nė veri tė qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga Policia e qarkut bėnė tė ditur se automjeti ndodhej nė oborrin e shtėpisė sė 26-vjeēarit Hajri Qyra, i cili u shoqėrua nga uniformat blu mbrėmjen e kaluar, nė pyetje mbi armėt e gjetura nė banesėn e shtetasit Afrim Hoxha, nė fshatin Shkallnuer. Burimet e Policisė sqarojnė se gjatė kontrollit nė automjetin Benz, pa targa, u gjetėn 5 mitrolozė tė lehtė, 4 armė automatike, tre pushkė dhe dy pistoleta, dy granathedhėsa, 15 arka me fishėkė, si dhe njė granatė dore. Armėt dhe municionet e sekuestruara gjatė 24 orėve tė fundit, nė fshatrat Shkallnuer dhe Hamallaj kanė sjellė edhe arrestimin e dy personave tė implikuar nė kėto ngjarje, ndėrsa po punohet intensivisht pėr zbulimin e destinacionit tė materialeve luftarake dhe lidhjen mes dy rasteve, tha Policia.

HermesNews - ©2013