Video

16/07/2013 09:00:51

Ushtaraku vret gruan pėr xhelozi: dje, tjetėr vrasje nga dhuna

Alketa Cani ėshtė goditur me kallashnikov nga bashkėshorti qė mė pas u vetėplagos






TIRANE - Njė burrė ka vrarė gruan e tij brenda shtėpisė me kallashnikov. Krimi ka ndodhur rreth orės 18:10, dje pasdite nė rrugėn "Sadik Petrela", zonė e njohur si "Kodra e Priftit". Gruaja ka vdekur nė vend, ndersa Ilirjan Cani, bashkėshorti i saj, ėshtė vetėplagosur me tė njėjtėn armė.

Alketa Cani ishte nėnė e dy fėmijėve tė mitur, 12 dhe 13 vjeē qė nė atė moment nuk ndodheshin nė banesė, por nė plazh me gjyshėrit.

Janė tė paqarta shkaqet e veprimit, por nga dėshmitė e tė afėrmve dhe komshive burri dyshonte pėr lidhje jashtėmartesore tė gruas.

Ilirjan Cani, ushtarak qė punonte nė repartin 302 nė Zall Herr, u dėrgua drejt spitalit ushtarak nė gjendje kritike pėr jetėn.

Alketa Cani, dhunohej fizikisht nga bashkėshorti, por kohėt e fundit ata kishin premtuar se do tė rifillonin jetėn, ēfarė mesa duket nuk kishin pėr qėllim ta bėnin vėrtet.

Po dje, njė 37-vjecare nga Fushė-Mamurrasi, ka gjetur vdekjen si pasojė e goditjes me mjete tė forta nga bashkėshorti i saj, pėr motive xhelozie.
42-vjecari Marjan Lleshi, i cili ėshtė arrestuar nga policia, e ka goditur bashkėshorten e tij, nėnė e dy fėmijėve me mjete tė forta duke i shkaktuar vdekjen.

HermesNews - ©2013