Video

13/07/2013 18:57:12

Mbėrrijnė 31 muxhahedinė nė Tiranė

Nė datė 10 korrik, ka mbėrritur nė Rinas (Tiranė) grupi i pestė i muxhahedinėve prej 17 personash nga ish kampi Ashraf i Irakut, nė vijim tė zbatimit tė marrėveshjes pėr strehimin nė Shqipėri tė 210 muxhahedinėv






TIRANĖ - Ministria e Brėndshme bėn tė ditur se mė datė 10 korrik, ka mbėrritur nė Rinas (Tiranė) grupi i pestė i muxhahedinėve prej 17 personash nga ish kampi Ashraf i Irakut, nė vijim tė zbatimit tė marrėveshjes pėr strehimin nė Shqipėri tė 210 muxhahedinėve, e cila ėshtė njė pėrgjigje e qeverisė shqiptare ndaj kėrkesės sė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Gjithashtu nė njoftimin pėr mediat bėhet e ditur se nė datė 12 Korrik 2013, ka mbėrritur nė Rinas (Tiranė) edhe grupi i gjashtė i muxhahedinėve prej 14 personash nga ish kampi Ashraf i Irakut.

Ata vijnė nė Shqipėri nėpėrmjet UNHCR, nė pėrgjigje tė kėrkesės sė qeverisė sė SHBA, e cila ka nė mbikėqyrje kampin Ashraf nė Irak. Deri mė tani numri i personave tė pranuar pėr mbrojtje ndėrkombėtare qė vijnė nga ish kampi Ashraf i Irakut, ka arritur nė 76 individė. Qeveria shqiptare nėpėrmjet Ministrisė sė Brendshme ka marrė tė gjitha masat pėr akomodimin dhe qėndrimin e sigurt tė kėtyre personave nė Qendrėn e Pritjes sė Azilkėrkuesve nė Shqipėri.

Nė bazė tė marrėveshjes sė arritur, do tė vijojė mbėrritja e refugjatėve tė tjerė nė ditėt e ardhshme, pjesė e grupit prej 210 personave, qė Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

Qeveria ka marrė tė gjitha masat pėr sistemimin e tyre nė apartamente banimi tė pėrshtatshme duke siguruar transferimin e tyre nga Qendra e Pritjes nė banesat e tyre, brenda njė kohe tė shkurtėr dhe trajtimin sipas tė gjitha standardeve tė parashikuara nga e drejta ndėrkombėtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipėrisė.

HermesNews - ©2013