13/07/2013 16:19:57
Shkodėr: arrest me burg pėr ngjarjen
Dy tė arrestuarit pėr vrasjen dolėn sot para trupit gjykues
SHKODĖR - Tre ditė pas ngjarjes sė ndodhur nė fshatin Vukatanė tė komunės Guri Zi, tė rrethit Shkodėr, ku mbeti i vrarė njė person dhe u plagosen katėr tė tjerė, dy personat e arrestuar si tė dyshuar kryesorė tė vrasjes, kanė dalė sot para trupit gjykues ne gjykatėn e Shkodrės. Me kėrkesė tė prokurores Franēeska Lekani, kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Durraj, ka dhėnė masėn Arrest me burg pėr tė pandehurit Nikė dhe Ēesk Muri, 54 dhe 23 vjeē, pėrkatėsisht, babė dhe bir, qė tė dy banues nė fshatin Vukatanė. Tre ditė mė parė, pas njė konflikti pėr motive tė dobėta dhe perplasjeve fizike, shtetasi Ēesk Muri nė bashkėpunim me babanė tij Nikė Muri, ka qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė disa shtetasve, me tė cilet kishte lidhje gjaku, ku si pasojė ka gjetur vdekjen e menjehershme shtetasi Gjin Muri, 23 vjeē, banues nė fshatin Vukatanė, si dhe ka mbetur i plagosur vėllai i tij, A. Muri, 26 vjeē, jashte rreziku pėr jeten. Gjithashtu gjatė pėrleshjes me mjete tė forta janė dėmtuar lehte dhe pa rrezik pėr jeten, shtetasit Nik Muri, Ēesk Muri dhe G. Muri.
HermesNews - ©2013