Video

10/07/2013 08:54:41

Fillon radha pėr ''autobusin'' e Rilindjes

Partia socialiste apel online pėr CV-tė







TIRANE - "Zgjedhjet mbaruan me njė fitore tė gėzueshme spektakolare. Por sė shpejti njė qeveri e re do tė duhet tė pėrballet me realitetin aspak tė gėzueshėm tė Shqipėrisė qė kemi premtuar tė rilindim.

Unė do tė drejtoj qeverinė, por as unė vetėm dhe as vetėm qeveria nuk pėrbėjmė gjithė skuadrėn e re pėr Shqipėrinė. As mund tė bėjmė dot tė vetėm punėn e gjithė skuadrės qė duhet tė jetėsojė reformat e thella tė Kuvendit tė ri tė Shqipėrisė.

Skuadra qė na duhet pėrbėhet si ēdo skuadėr e vėrtetė nga shumė pjesė, tė dukshme e tė padukshme, qė veprojnė nė shumė nivele pėr tė fituar sfidėn.

Fushatėn tonė e bėri fantastike energjia e jashtėzakonshme e shumė njerėzve, tė njohur e tė panjohur. Drejtues, koordinatorė, anėtarė partie tė ēdo moshe, por edhe dhjetra mijėra vullnetarė e simpatizantė tė Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane, brenda e jashtė vendit. Nė territorin e vendit po edhe nė rrjetet sociale.

Prandaj sot ju drejtohem tė gjithėve ju, ēdo shqiptari tė zot e tė etur pėr ndryshim, pėr t’ju pyetur ēfarė mendjeje keni pėr mė tutje. Dhe atyre qė dėshirojnė, u lutem tė mendojnė ēfarė roli mund tė luajnė pėr kėtė skuadėr, si mund t’i pėrdorin aftėsitė e tyre pėr tė ndihmuar nė realizimin e ndryshimit qė i nevojitet vendit tonė.

Qoftė atyre brenda qoftė atyre jashtė Shqipėrisė, u them se unė dėshiroj fort qė mė tė zotėt tė pėrfshihen nė pėrpjekjen pėr pėrballimin me sukses tė sfidės sė jashtėzakonshme qė ka pėrpara qeveria e re.

Themeli i kėsaj pėrballjeje historike me tė shkuarėn nė pushtet qė rrėnoi Shqipėrinė ėshtė rimėkėmbja e sistemit institucional tė republikės sonė, me njė vizion demokratizues, vullnet shtetndėrtues dhe sjellje tė re me administratėn.

Nė kryeministri po edhe nė ēdo ministri e agjenci shtetėrore, ne do tė kemi nevojė pėr prurje tė reja energjish dhe aftėsish njerėzore tė harmonizuara me eksperiencėn e gjithkujt qė nė zyrat e shtetit gjendet sot pėr arsye tė meritės, e jo thjesht pėr shkak tė lidhjeve tė gjakut, teserės apo korrupsionit me tribėn nė fuqi.

Shumė struktura tė vjetra do tė zhbėhen dhe njė sėrė tė rejash do tė ngrihen, pėr tė ēuar pėrpara projektet e programet prioritare tė qeverisė qė tė ecim mė shpejt nė rrugėn e Rilindjes e tė bashkimit tė Shqipėrisė me Familjen Europiane.

Ja pse sot unė kėrkoj ndihmėn e kujtdo qė mund tė ndihmojė, qė projekti i votuar nga 1 milionė shqiptarė nė 23 qershor tė kthehet nė njė histori suksesi shoqėror pėr gjithė shqiptarėt. Verdikti i asaj vote dikton qė asnjė njeri i zot nė kėtė vend, tė mos mbetet pa njė mundėsi pėr ta tentuar shansin e vet tė pjesėmarrjes nė skuadrėn e re pėr Shqipėrinė.

Kemi nėnvizuar me forcė nė fushatėn tonė se konkurrenca dhe merita do tė jenė vlerat qė do tė na udhėheqin pėr tė ēliruar energjitė, pasionet, idetė e vullnetet e ndrydhura tė njerėzve nė tė tatėpjetėn e rrėnimit tė kėtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht qė tė ecim mė shpejt pėr t’i rilindur kėto vlera tė vdekura prej kohėsh.

Prandaj ėshtė e qartė besoj se shumė mund tė provojnė, por jo kushdo mund ta marrė detyrėn qė synon.

Ky ėshtė njė apel pėr ēdo shqiptar tė mirė e tė zot pa dallim dhe nė asnjė mėnyrė njė premtim pėr punė nė shtet pėr tė gjithė.

Shpresa ime ėshtė qė pėrmes kėtij apeli tė marrim mbrapsht shprehjen e interesit tė kujtdo qė beson se ka aftėsitė e duhura, pėr tė mbuluar pozicione e zbatuar detyra nė skuadrėn e re pėr Shqipėrinė.

Shumėkush mund tė mos e mbėrrijė menjėherė synimin. Por duke bėrė aplikimin e vet secili bėhet pjesė e pėrpjekjes fisnike pėr ndėrtimin e skuadrės sė re qė do t’i japė vendit njė drejtim tė ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismė e re, na mundėson nisjen e krijimit tė njė baze tė dhėnash pėr burimet njerėzore tė kėtij vendi. E cila do tė kthehet hap pas hapi nė njė rezervuar online ku jo vetėm sektori publik po edhe ai privat, mund tė kėrkojnė vijimėsisht njerėzit e duhur pėr nevoja pune tė caktuara.

Kjo bazė tė dhėnash do tė bėhet e pėrdorshme nga qeveria qysh nė shtator. Por pėrmes kėsaj baze edhe ēdo aplikant do tė marrė vazhdimisht informacion, pėr konkurse qė lidhen me formimin e vet apo pėr shumėēka tjetėr qė do tė nevojitet t’ju mbajmė nė kontakt.

Mė poshtė keni nė dispozicion njė formė aplikimi ku pėrveē tė dhėnave tuaja bazė dėshirohet edhe shprehja e interesit, me njė letėr motivimi tė kėrkesės pėr kontributin qė mendoni se mund tė jepni nė realizimin e projektit fitues tė 23 qershorit.

Njė fjalė e fundit… Unė dua tė bėj gjithnjė mė tė mirėn qė asnjė shqiptar i mirė dhe i zot tė mos ndjehet jashtė loje nė kėtė vend. Pavarėsisht se si ka votuar." kliko





HermesNews - ©2013