Video

09/07/2013 19:04:03

Papa Bergoglio: “Kisha ėshtė e Zotit, jo e jona”

Fjalėt e Papes mbi dashamirėsinė mallėngjejnė gjithnjė e mė shumė besimtarėt katolik.






VATIKAN - Ndėrkohė qė pritet vizita e Papės nė Lampedusa, ku do tė takohet me emigrantėt pėr tė kujtuar ata qė humbėn jetėn nė luftėn pėr tė gjetur strehim nė njė vend tjetėr, fjalėt e tij mbi dashamirėsinė mallėngjejnė gjithnjė e mė shumė besimtarėt katolik.

“Njerėzit sot kanė nevojė pėr fjalė, por mbi tė gjitha kanė nevojė qė ne t’u tregojmė dashurinė, mėshirėn e Zotit qė ngroh shpirtin e besimtarėve, zgjon shpresėn dhe i tėrheq nė anėn e tė mirės”- janė fjalėt e Papa Franēeskut gjatė meshės.

Gjatė meshės nė Shėn Pjetėr, Papa u ndalua edhe tek koncepti i Zotit si njė figurė mbrojtėse pėr njerėzit. Cdo besimtar kristjan mbart nė shpirt ngushullimin dhe dashurinė e Zotit, qė u jep shpresė dhe qetėsi.
Por besimtarėt nuk duhet vetėm ta ndjejnė dashurinė qė vjen nga Zoti, duhet tė jenė edhe tė aftė ta trasmetojnė atė tek tė tjerėt.

Sipas tij shpėrndarja e Vangjelit nuk sigurohet as nga numri i njerėzve, as nga prestigji i istitucioneve, as nga sasia e burimeve tė disponueshme, sepse Jesusi i dėrgon njerėzit e tij “pa ēanta, pa thes, pa sandale”. Ajo cka ka rėndėsi ėshtė qė dashuria e Krishtit tė hyjė nė zemrėn e njerėzve dhe ti udhėheqė nė labirintet e jetės.

“Shėrbėtorėt e kishės dhe njerėzit e meshės nuk zgjidhen nė reklama televisive, por zgjidhen dhe dėrgohen nga Zoti”- theksoi Papa.

Ai ftoi tė gjithė tė rinjtė e mbledhur nė sheshin Shėn Pjetėr pėr tė dėgjuar fjalimin e tij qė tė kenė kurajon tė bėhen misionar , sepse vetėm kėshtu do tė mund ta dėshmojnė dashurinė pėr Krishtin. Ska mė bukur se tė jesh misionar!

Papa sė fundmi theksoi edhe rėndėsinė e gezimit. “Mos kini frikė tė jeni tė gėzuar, mos kini frikė nga gėzimi, ai gėzim qė na fal Zoti kur i lejojmė tė hyjė nė jetėn tonė, na fton tė shkojmė pėrtej , nė periferitė e jetės dhe tė pėrhapim Vangjelin. Mos kini frikė nga gėzimi: kurajo dhe gėzim!”

Daniela Vathi