Video

08/07/2013 16:32:58

Shanse tė mira pėr Greqinė: nė prag tė kėstit tė dytė tė ndihmės

Mblidhen Ministrat e Financave tė 17 vendeve: situata nė Portugali, tjetėr emergjencė







BRUKSEL - Duket se marrėveshja pėr disbursimin e kėstit tė radhės pėr Greqinė ėshtė nė rrugė tė mbarė, pėrpara mbledhjes sė ministrave tė Financave tė zonės euro, tė cilėve do t'u duhet njėkohėsisht tė gjejnė zgjidhje pėr situatėn nė Portugali, ku kriza politike shkaktoi frikėn e njė rikthimi tė krizės sė euros.

Ministrat e Financave tė 17 vendeve do tė mblidhen nė Bruksel nė prani tė drejtoreshės sė pėrgjithshme tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Christine Lagarde. Para fillimit tė mbledhjes, ekspertėt e trojkės, njėherėsh edhe grupi i kreditorėve tė Greqisė, i dhanė shpresė Athinės duke shpallur fundin e misionit tė tyre dhe njė miratim paraprak pėr disbursimin tė paktėn njė pjese tė kėstit prej 6,3 miliardė eurosh.

Por, vendimi pėrfundimtar u takon ministrave tė eurozonės. FMN do tė marrė, nga ana e saj, njė vendim pėr zhbllokimin e njė ndihme financiare prej 1,8 miliardė eurosh. "Do tė dėgjojmė atė qė ka pėr tė na thėnė trojka", konfirmoi presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem sapo mbėrriti nė Bruksel.

"Duke u bazuar mbi raportin e trojkės, do tė vendosim mbi mundėsinė e disbursimit tė fondit ndihmės si dhe sasinė e tij", shtoi ai. "Misioni i ekspertėve arriti nė njė marrėveshje paraprake me autoritetet mbi reformat e duhura ekonomike dhe financiare qė garantojnė mbarėvajtjen e programit tė ndihmės", citon njė deklaratė shtypi e trojkės.

Sipas trojkės, perspektiva makroekonomike ėshtė konform parashikimeve, sipas tė cilave do tė ketė njė rikthim tė rritjes ekonomike nė vitin 2014. Ekspertėt janė tė mendimit se e ardhmja mbetet e pasigurt, pėr shkak tė vonesave nė zbatim tė disa aspekteve tė kėtyre politikave.

Pėr tė vepruar nė pėrputhje me planin, Athinės do t'i duhet tė reduktojė 4 000 vende pune deri nė fund tė vitit si dhe t'u imponojė ndryshimet 25 000 punonjėsve nė administratėn publike. Me gjithė angazhimin e saj serioz, Greqia kėrkon mė shumė kohė pėr zbatimin e kėtyre reformave. Njė problematikė tjetėr ėshtė deficiti i vendit nė sektorin e shėndetit publik, i cili, sipas ekspertėve evropianė, ėshtė rritur gjatė pesė muajve tė parė tė vitit.





HermesNews - © 2013