Video

08/07/2013 08:42:52

Mansour kėrkon hetime pėr dhunėn nė Egjipt

Presidenti i Republikės ka ngarkuar njė komision gjyqėsor tė hapė njė hetim mbi ngjarjet e sotme






(16:18) President i pėrkohshėm egjiptian, Adly Mansour ka urdhėruar hapjen e njė hetimi mbi aktet e dhunės qė kanė shkaktuar tė paktėn 42 tė vdekur mėngjesin e sotėm, gjatė njė manifestimi tė mbėshtetėsve tė Mohamed Morsi, nė Kajro, njoftonte televizioni publik vendas. ''Presidenti i Republikės ka ngarkuar njė komision gjyqėsor tė hapė njė hetim mbi ngjarjet e sotme tė ndodhura pėrpara zyrave qendrore tė Gardės sė Republikės", theksohej nė njoftim.


ALGJER - Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, u bėri thirrje sot autoriteteve tė pėrkohėshme nė Egjipt tė ndėrmarrin tė gjitha hapat e nevojshme dhe tė mundshme pėr "rivendosjen e rendit kushtetues" nė vend, ku ushtria ka larguar kreun e shtetit nga detyra pėr mungesė tė pėrmbushjes sė kėrkesave tė popullit. "Autoritetet e reja nė Egjipt duhet tė ndėrmarrin tė gjtiha hapat e mundshme pėr rikthimin e rendit kushtetues nė vend", deklaroi kreu i KE-sė. "Do tė bashkėpunojnė nė kėtė kuadėr me partenerėt tanė egjiptianė", theksoi ai. Po ashtu edhe shefja e diplomacisė europiane, baronesha Ashton u shrpreh se ''duheshin ndėrmarrė tė gjitha masatė qė do ti mundėsonin zhvillimin sa mė normal tė zgjedhjeve politike dhe presidenciale nė Egjipt''.

HermesNews - ©2013