Video

06/07/2013 15:49:15

Egjipt, nate e dhunshme: perleshje dhe arrestime

Forcat e rendit ndodheshin nė gatishmėri tė vendosura nė disa kryqėzime dhe ura






KAJRO - Pas njė nate tė dhunshme, atmosfera vazhdon tė jetė e tendosur nė qendėr tė Kajros, ku mund tė shihen barrikada dhe gjurmė nga pėrleshjet e mbrėmshme. Forcat e rendit ndodheshin nė gatishmėri tė vendosura nė disa kryqėzime dhe ura. Disa prej automjeteve tė forcave tė rendit mbanin portretin e gjeneralit, Abdel Fattah al-Sissi, ideatorit tė ultimatumit qė solli rrėzimin nga pushteti tė presidentit, Mohamed Morsi. Hyrja nė sheshin "Tahrir" kontrollohej nga protestuesit anti-Morsi. Qetėsia mbizotėronte nė shesh, ku sot nė mėngjes u mblodhėn sėrish protestuesit. Ndėrkohė, konservatorėt islamikė bėnė thirrje gjatė mbrėmjes pėr protesta ndaj kėtij grushti shteti ushtarak dhe shteti policor. Ditėn e djeshme, u shėnuan 26 tė vdekur nga pėrleshjet mes mbėshtetėsve dhe kundėrshtarėve tė Morsit nė rajonin e Sinait, nė veriperėndim tė Egjiptit.

HermesNews - ©2013