Video

05/07/2013 15:21:46

Njė grua humb jetėn duke rėnė nga kati i nėntė

Njė grua shqiptare gjendet e vdekur pasi ka rėnė nga kati i nėntė




MONZA- Njė grua shqiptare gjendet e vdekur pasi ka rėnė nga kati i nėntė. Policia italiane duke mos pasur prova tė mjaftueshme, ka liruar bashkėshortin Zef Lleshi, 30 vjec.

Nė tė vėrtetė bashkėshorti i gruas qė humbi jetėn u gjet tė dielėn pasdite nė katin e nėntė tė apartamentit ku jetonin, me shenja nė fytyrė, me rroba tė ērregullta, tė gėrvishtura nė fytyrė dhe nė shpatulla, ndėrkohė qė mbi asfalt gjendej trupi i pa jetė i gruas.

Cifti ishte nė konflikt prej kohėsh, me zėnka shpesh herė edhe tė dhunshme, pasi gruaja e akuzonte tė shoqin se kishte njė grua tjetėr nė Shqipėri.
Tė djelėn nga ora 15 zėnka pėrfundoi nė njė tragjedi. Burri telefonon karabinierėt duke thėnė se Silvana ishte vetėvrarė duke u hedhur nga kati i nėntė.

Ndėrkohė shtėpia e tyre ndodhej nė njė kaos tė vėrtetė, mobilje tė hedhura, perde tė grisura, enė tė thyera, shenja tė cilat tė bėjnė tė mendosh pėr njė pėrleshje tė dhunshme.

Pėrsa i pėrket tė gėrvishturave nė trup, burri shpjegoi se ja kishte bėrė e shoqja ndėrkohė qė po mundohej ta ndalonte. Pastaj mohon duke thėnė se ishte gėrvishtur ndėrkohė qė po kalonte telėn pėr tė parė nėse e shoqja ishte ende gjallė.

Kundėrshtime qė sipas mbrojtėsit te tij vinin nga gjendja e tronditur e burrit, por qė mesa duket mjaftuan pėr tė bindur policinė italiane qė ta linin tė lirė burrin.

Daniela Vathi