Video

05/07/2013 08:53:23

Taksa progresive: rreziku i shpenzimit tė parave

Intervistė me ekspertin ekonomik italian Paolo Picci: ''Tė pasurit mė shumė para pėr tė shpenzuar shpesh ēon nė luftėn ndaj efektivitetit me tė cilin shpenzohen: kjo ndodh kudo dhe nė tė gjitha mjediset, sot ne e shohim qartė edhe nė tregjet financiare, ku paratė e lehta qė vijnė nga programet shtetėrore tė zgjerimit tė likuiditetit kanė krijuar flluska spekulative edhe nė fushat e investimeve mė tė rrezikshme. Unė do tė thosha se Shqipėria mė parė duhet tė pėrmirėsojė standardin e efektivitetit me tė cilin ajo shpenzon paratė publike pėrndryshe ekziston rreziku qė disavantazhi i ikjes sė kapitalit tė huaj qė do tė kėrkojė tregje tė tjera, do tė jetė mė i madh se avantazhi i tė paturit mė shumė fonde pėr investimet''





La versioni in lingua italiana


ROME - A ėshtė gati Shqipėri pėr adoptimin e Taksės Progresive ? Si do tė pėrdoren paratė ? A rrezikon ky hap i Qeverisė Rama, tė rrisė korrupsionin ? Brenda Euros, Taksa Progresive apo Taksimi i Ndershėm, siē e prezantoi Kryeministri i ri Edi Rama gjatė fushatės, ėshtė shkaktare i rritjes sė evazionit fiskal. Nė Itali, problematik ėshtė pėrdorimi i parave publike nė mbajtjen e privilegjeve tė njė klase ndėrkohė qė ky sistem peshon mbi supet e kategorisė tjetėr qė e sheh veten tė varfėrohet gjithnjė e mė shumė. Shembulli i fqinjit tonė dhe vendeve tė tjera tė Bashkimit Europian mund tė shėrbejė pėr tė ndėrtuar njė sistem tė ri tė pėrdorimit tė parave publike ose mund t'a ēojė Shqiprinė drejt tė njėjtės rrugė tė vjetėr ku Europa sot kėrkon tė dalė.

Ēfarė roli ka pasur taksa progresive nė Itali gjatė gjithė kėtyre viteve ?

Tatimi progresiv ka justifikime tė gjera si nga pikėpamja etike si nga ajo morale: ėshtė normale qė nė rast nevoje pėr tė rritur tė ardhurat e shtetit me anė tė tatimit tė mundohemi qė barra mos tė rėndojė tek shtresat me rroga mė tė vogla. Tatimi progresiv penalizon mė shumė shtresat e larta se ato tė ultat. Natyrisht intensiteti i kėtij penalizimi varet nga pėrshkallėzimi normave tė ndryshme tatimore qė vendosen. Nė Itali problemi qėndron nė nivelin e lartė tė tatimit me njė peshė tė madhe fiskale edhe tek shtresat me tė ardhura mesatare. Edhe nė Francė pėr shembull ka ndodhur sė fundmi njė ngritje e ndjeshme e taksave tė larta saqė u bė njė rast i ndjekur nga shypi ndėrkombėtar fakti qė aktori Gerard Depardieu la Parisin pėr tė kėrkuar strehim nė Rusi pėr shkak tė taksave tė larta, duke hapur kėshtu njė debat tė gjerė mbi kėtė argument. Natyrisht, edhe pse ky ėshtė njė rast ekstrem, taksat e larta cojnė nė njė rritje tė tentative pėr tė eksportuar kapitalet dhe nė rritje gjithashtu tė evazionit fiskal, duke shkaktuar varfėrim pėr vendin qė pėrdor tatim tė egėr.

Njė aspekt tjetėr pėr t'u konsideruar ėshtė pėrdorimi qė shteti ben me tė ardhurat tatimore dhe sa prej tyre kthehen pėr qytetarėt nė formėn e shėrbimeve dhe investimeve publike. Natyrisht ndryshe ėshtė rasti ku nevoja pėr tė rritur tė ardhurat, ėshtė shkak pėr tė mbėshtetur shėrbime tė tilla si shėndetėsia apo arsimi publik, tė menaxhuara nė mėnyrė efektive, por qė ėshtė e nevojshme te perforcohet sepse deri mė tani ka qenė subjekt i nje interesimi shume tė vogėl nga shteti, nė tė cilėn rritja tatimore do tė shėrbejė per te fshehur punėt e pista nė administrimin e kėtyre shėrbimeve. Pra, njė gjė ėshtė tu kėrkosh paratė taksapaguesve pėr tė ndėrtuar njė rrugė tė dobishme dhe tjetėr gjė ėshtė tė punosh deri nė fund tė financimit vetėm duke pėrfituar nga rryshfetet dhe korrupsioni. Pra, para se tė kėrkoje njė rritje ne taksat mbi tė ardhurat e qytetarėve njė shtet duhet tė siguroje qė paratė e mbledhura tashmė, te jene shpenzuar nė mėnyrė efikase.


Cilat do tė jenė avantazhet dhe disavantazhet pėr Shqipėrinė ?

Pjeserisht iu pėrgjigja kėsaj pyetje dhe tani lind pyetja: pėr ēfarė shėrbejnė paratė e kėrkuara mė shumė? Do tė shpenzohen nė mėnyrė efikase ?Pėrgjigja pėr kėto pyetje ėshtė mė shumė njė akt besimi ndaj shtetit dhe tė atyre qė qeverisin, por peshorja anon nė anėn e avantazheve mė shumė se tė disavantazheve. Objektivisht, avantazhi ėshtė qė tė sigurojė nje fuqi mė tė madhe tė shpenzimeve tė shtetit, i cili do ta pėrdore atė pėr tė ofruar shėrbime dhe per tė berė investime, duke shpresuar qe do ti bėjnė nė mėnyrė efektive, pa e rėnduar barrėn tatimore mbi shtresat mė tė varfra, si parim etik ėshtė i drejtė pa dyshim.

Nėse shteti do tė pėrdorė nė mėnyrė efektive kėto para shtesė dhe nė qoftė se nuk do e tejkalojnė shumė nė ngritjen e normave pėr tė ardhurat mė tė larta, atehere do tė prodhojė njė rritje nė pasurinė e vendit, pa pasur nevojė tė hyje shteti nė borxhe , i cili ėshtė tepėr i rrezikshėm nė kėto kohė sepse ėshtė nėn shėnjestrėn e tregjeve financiare globale, tė cilat janė tė gatshme pėr tė goditur kombet qė kanė borxhe dhe deficite tė larta.

Njė nga diasavantazhet, po aq objektivisht, ėshtė se investimet kryesore nuk kryhen nga njerėz qė i pėrkasin shtresave me tė ardhura tė pakta, banalisht, por nga ata qė kanė fuqinė e shpenzimit, pra nga shtresat mė tė larta. Nėse u vėmė taksa tė tepėrta kėsaj shtrese rrezikojmė qė efekti tė bjerė mbi investimet private nė vend. Vecanėrisht nė njė vend si Shqipėria qė po pėrpiqet tė tėrheqė investimet kapitale nga jashtė pėr tė cilat ka shumė nevojė dhe kėshtu rrezikon tė prekė interesat e kėsaj shtrese nėse tatimi progresiv nuk bėhet me kujdesin dhe ekuilibrin e duhur.

A mendoni se Shqipėria ėshtė nė pozicionin e duhur pėr tė adoptuar taksėn, si njė shtet jashtė zonės Euro ?

Tė qenit brenda ose jashtė euros nuk do tė ndikojė nė zgjedhjen nėse ėshtė apo jo pėr tu adoptuar tatimi progresiv dhe unė mendoj se nuk ėshtė mirė tė bashkohen dy konceptet. I pyetur nėse Shqipėria ėshtė nė njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr tė kaluar nė taksimin progresiv apo jo unė do tė thoja se njė pėrpjekje gjithashtu mund tė bėhet, por me kujdes dhe pa nxitim. Sepse pika kyesore e ēėshtjes qėndron pėrsėri tek pėrgjigjja e pyetjes: a do tė shpenzohen nė mėnyrė mė efikase paratė e mbledhura ? Unė personalisht besoj se Shqipėria para se tė fusė tatimin progresiv, duhet mė parė tė marrė hapa tė mėtejshme nė luftėn kundėr korrupsionit dhe harxhimin e parave publike qe tė mos pėrsėrisė gabimin e bėrė nė Itali, ku barra tatimore ėshtė bėrė gjithnjė e mė e rėndė pėr tė pėrmbushur rritjen e lakmisė sė kategorive tė korruptuara dhe joproduktive.

Tė pasurit mė shumė para pėr tė shpenzuar shpesh ēon nė luftėn ndaj efektivitetit me tė cilin shpenzohen: kjo ndodh kudo dhe nė tė gjitha mjediset, sot ne e shohim qartė edhe nė tregjet financiare, ku paratė e lehta qė vijnė nga programet shtetėrore tė zgjerimit tė likuiditetit kanė krijuar flluska spekulative edhe nė fushat e investimeve mė tė rrezikshme. Unė do tė thosha se Shqipėria mė parė duhet tė pėrmirėsojė standardin e efektivitetit me tė cilin ajo shpenzon paratė publike pėrndryshe ekziston rreziku qė disavantazhi i ikjes sė kapitalit tė huaj qė do tė kėrkojė tregje tė tjera, do tė jetė mė i madh se avantazhi i tė paturit mė shumė fonde pėr investimet qė do tė anulloheshin nga korrupsioni dhe harxhimet e tepėrta.



* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Daniela Vathi