Video

03/07/2013 14:46:47

Greqi vs. Maqedoni

nga Bujar Plloshtani






TIRANE - Shtetet qė kanė kontest politik bilateral ende tė pazgjidhur nė Ballkan sot e kėsaj dite janė Greqia dhe Maqedonia. Kontesti mes dy shteteve fqinje ėshtė relativisht i ndėrlikuar, madje, pothuaj kanė kaluar dy dekada nėn presion mbi ndriēimin e vėrtetė tė identitetit. Realisht, kontestet tė cilėt prekin identitetin, gjuhėn dhe kulturėn e njė shteti nuk kapėrcehen lehtė pa pasur vullnet dhe argumente elastike nė trajtimin apo zgjidhjen e ēėshtjes me mjete politike e diplomatike. Kontesti i emrit kushtetues midis dy shteteve ndėrmjet Greqisė dhe Maqedonisė, pothuaj sot ėshtė njė dukuri mjaft e rrallė e paraqitjes. Njė shtet, siē ėshtė Greqia e sotme gėzon autoritet dhe ka shtrirje tė konsiderueshme tė ndikimit nė politikat ndėrkombėtare, qė do tė thotė se ėshtė mjaft vėshtirė tė ballafaqohen argumentet pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit. Ky realitet gjeografik ka sjell me vete dhe paragjykimet ndėrmjet popujve ku jetojnė e veprojnė, por dhe Greqia jo se e ka pjellur si nevojė e kohės kontestin e emrit kushtetues tė Maqedonisė, por ky tundim u paraqit si pasojė e krijimit tė shtetit tė pavarur me emrin Maqedoni, e qė nė Greqinė e vjetėr ekzistonte njė regjion verior me tė njėjtin emėr.

Pra, kontesti i emrit kushtetues i shtetit jo anėtar i Unionit Evropian, Maqedonisė me shtetin anėtar tė Unionit Evropian, Greqinė pėrbėn njė krizė tė shtrirė e tė kushtueshme gjeopolitike. Ky kontest kėrkon angazhim politik, pasi vjen nė shprehje prekja e identitetit, gjuhės dhe mohimi i vetėdijės shpirtėrore e morale e njė populli. Kontesti bėhet edhe mė i ndėrlikuar, pasi kėtu kemi tė bėjmė me njė shtet qė ėshtė anėtare e Unionit Evropian, si Greqia; dhe njė shtet jashtė Unionit Evropian, si Maqedonia. Pikėrisht, kjo situatė e tendos edhe mė tepėr harkun. Madje, Greqia, si anėtare e Unionit Evropian dhe NATO-s ka tė drejtėn e pashmangshme pėr pėrdorimin e vetos kundrejt ambicieve tė Maqedonisė pėr njė aderim eventual nė Unionin e Evropian dhe nė NATO. Kjo veto mund tė pėrcaktojė dilemėn serioze qė ka Greqia pėr kėtė ēėshtje, prandaj, vetoja mund tė kuptohet si pezullim i pėrkohshėm ndaj ēdo plani pėr t’u integruar nė Unionin Evropian, qė konkretisht do tė thotė se pėrdorimi i vetos ndaj Maqedonisė si pasojė e moszgjidhjes sė emrit kushtetues ia heq pėrkohėsisht mundėsinė e aderimit nė strukturat evro-atlantike. Kjo pėrparėsi politike dhe diplomatike e Greqisė krahas Maqedonisė mund tė konsiderohet si provė e hidhur pėr njė kompromis tė qėndrueshėm ndaj zgjidhjes sė problemit. Ndėrkaq, Greqia ėshtė kategorikisht pėr ndryshimin e emrit kushtetues tė Maqedonisė, pasi dyshon racionalisht pėr pretendim apo aludim tė territoreve greke, ndėrsa Maqedonia ėshtė nė udhėn e mohimit tė ndėrgjegjes kombėtare. Pra, kėtu ėshtė diferenca e harkut qė nuk ka ku tė shkojė mė tej. Mirėpo, duhet tė kemi parasysh se Maqedonia aktualisht po qeveriset sipas njė politike rivale e nacionaliste, e cila nė thelb nuk pėrkon me politikat moderne liberale pėr tė krijuar kushte nė favor tė njė kompromisi inteligjent, qė mė pas tė shėrbente pėr ecurinė e tė ardhmes sė shtetit.

Maqedonia duhet tė rrisė kapacitetet e veta politike dhe diplomatike, me qėllim tė zgjidhjes sė shpejtė tė emrit kushtetues dhe tė intensifikojė negociatat me Greqinė tė cilat kryesohen nė OKB nga diplomati amerikan Methiew Nimietz. Vendi duhet tė ofrojė argumente apo tė bėjė kompromis nė ballafaqim me ēėshtjen e zgjidhjes sė kontestit tė emrit kushtetues, pasi njė kompromis eventualisht mund tė ofronte njė zgjidhje e qėndrueshme dhe e pranueshme pėr tė dyja palėt. Pėrkundėr kėsaj, kontesti nuk arrin tė formėsohet nė njė zgjidhje tė pranueshme, pėr faktin se nacionalizmi politik i tė dyja vendeve ndodhet nė vijat e kuqe. Nacionalizmi, veēanėrisht nė kėto kohra mjaft tė brishta politike pėr tė dyja vendeve duhet mė pak tė stimulohet tek popujt, pasi kjo nuk krijon klimė tė qėndrueshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit kushtetues tė Maqėdonisė, por pėrkundrazi nxit revoltė tė nivelit joparimor. Pėrderisa Maqedonia nuk heq dorė nga nacionalizmi politik qė e ka zhytur dhe popullin tė mendojė hermetikisht pėr ēėshtjen e emrit kushtetues duke paralajmėruar se ēėshtja e emrit do tė vihet nė sprovėn e referendumit popullor, mirėpo, nė anėn tjetėr Greqia paralajmėron pėr vijat e kuqe duke e sanksionuar ēėshtjen e nacionalizmit tė

Maqedonisė me tė drejtėn e veto-s. Maqedonia duhet tė jetė e gatshme tė ruajė elasticitetin e shtrirjes gjeopolitike tė shtetit pa hasur nė kontradiktė tė shprehjes me politikat e jashtme, me theks tė veēantė pėr tė zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, duke e kapėrcyer gjendjen e brishtė me anė tė njė kompromisi politik. Nėse ndodh qė Maqedonia tė pėrqendrojė mekanizma pėr ta ndryshuar emrin kushtetues, pra t’i shtohet njė prapashtesė gjeografike emrit kushtetues, kjo nuk do tė thotė se vendi ka humbur betejėn politike me identitetin, qė do tė thotė zgjidhja e kontestit njėkohėsisht hap udhė tė cilėsuar pėr tė nisur njė betejė tė re pėr zhvillimin dhe plotėsimin e standardeve pėrkrah shteteve mė tė zhvilluara tė botės. Prapashtesa gjeografike aspak nuk e zhbėn realitetin e identitetit tė njė populli, nė kėtė rast siē ėshtė Maqedonia.

HermesNews - ©2013