Video

02/07/2013 14:54:14

Grup pėr vlerėsimin e borxhit nė Eurozonė

Komisioni vendosi ngritjen e kėtij grupi ekspertėsh pėr pėrforcimin e disiplinės buxhetore tė vendosur nė pranverė






STRASBURG - Komisioni Europian shpalli tė martėn nė Strasburg formimin e njė grupi ekspertėsh pėr vlerėsimin e avantazheve dhe rreziqeve tė mundshme nga njė rikonstruktim i pjesshėm i borxhit nė zonėn euro, qė shihet si hapi i parė drejt vendosjes sė detyrimeve tė pėrbashkėta.

Komisioni vendosi ngritjen e kėtij grupi ekspertėsh pėr pėrforcimin e disiplinės buxhetore tė vendosur nė pranverė, nėn presionin e Parlamentit Europian.

Roli i kėtij grupi do tė jetė analizimi i avantazheve dhe rreziqeve qė mund tė sjellė vėnia nė dispozicion e njė fondi qė do tė lejonte rikonstruktimin e njė pjese tė borxhit tė zonės euro, ose emetimin e Eurobondeve, si letra me vlerė tė njė borxhi afatshkurtėr.

Kjo temė ėshtė veēanėrisht delikate pėr Gjermaninė, e cila merr hua me pėrqindje tė ulėt nė tregun e borxhit, dhe refuzon ēdo formė rikonstruktimi tė borxhit tė eurozonės. Tema ėshtė pėrsėritur disa herė, por ėshtė shtyrė pėr diskutim tė mėvonshėm nėn presionin e Berlinit.

Gjatė pikut tė krizės, politikanėt dhe ekonomistėt evropianė nxisnin emetimin e Eurobondeve, pėr tė ulur presionin e ushtruar ndaj vendeve mė tė dobėta ekonomikisht tė zonės euro, normat e huamarrjes sė tė cilėve kishin arritur nivele tejet tė larta.

"Anėtarėt e grupit tė ekspertėve tė drejtuar nga Gertrude Tumpel-Gugerell, anėtare e vjetėr e bordit drejtues tė Bankės Qendrore Evropiane, kanė njė ekspertizė impresionuese. Besoj se janė nė gjendje tė japin kėshilla tė ēmuara nga kėndvėshtimi politik, ekonomik dhe juridik", u shpreh presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, Pritet qė grupi i ekspertėve tė raportojė konkluzionet nė mars 2014.

HermesNews - ©2013