Video

02/07/2013 11:08:43

Ndėrron qeverisja, fiket sistemi financiar. Pse tani ?

Nga datat 12 deri me 30 Korrik, nuk do tė kryhet asnjė veprim financiar






TIRANE - Fiket sistemi informatik financiar i Qeverisė (SIPQ). Ministri i financave urdheron kalimin nga versioni EBS11 ne EBSR12. Proēedura kryhet nga data 12 deri 30 Korrik 2013. Qeveria nuk do tė kryejė dot asnjė veprim financiar, pėr shkak tė fikjes sė sistemit kompjuterik qė merret me aktivitetin e financave nė Republikėn e Shqipėrisė.

Ministria e Financave ka urdhėruar krehjen e tė gjitha veprimeve lidhur me pagat e punonjėsve pėrpara kėsaj periudhė. Ministria urdhėroi qė pagesat e domosdoshme tė ISSH dhe ISKSH dhe ato tė borxhit shtetėror, tė ekzekutohen nga Banka e Shqipėrisė me urdhėr tė ministrit tė Financave.
Zėvendėsimi i sistemit.

Nė urdhrin e datės 5 Maj 2013, Ministri i financave Ridvan Bode vė nė dijeni institucionet buxhetore se nga data 12 deri 30 Korrik do tė kryhet “proēesi teknik i instalimit tė versionit tė ri tė sistemit informatik financiar tė qeverisė (SIPQ) kalimi nga versioni EBS11 nė versionin EBSR12, sipas kontratės ndėrmjet Ministrisė sė Financave dhe Kompanisc Infosoft System shpk pėr menaxhimin e veprimtarisė financiare nė kushtet e pamundėsisė sė pėrdorimit tė SIFQ”, pa dhėnė detaje.

Mė tej nė urdhrin e Bodes specifikohet se pėr kėtė periudhė SIFQ do tė jetė i fikur dhe nuk do tė kryhet asnjė proēes nė tė. Nė urdhėr shkruhet se tė gjitha veprimet e tjera si kontabilizimi i tė ardhurave buxhetore tė arkėtuara nga sistemi bankar, regjistrimi i vlerave tė prokurimeve, regjistrimi i kontratave, regjistrimi i urdhėr-shėrbimeve, ekzekutimi i raporteve, proēeset e rakordimet dhe ēdo veprim tjetėr, do tė kryhen pasi SIPQ tė rifillojė funksionimin.

Njėherėsh Bode i kėrkon administratės tatimore tė mos aplikojė gjoba ndaj institucioneve shtetėrore, tė cilat pėr shkak tė fikjes sė SIPQ vonojnė ekzekutimin e pagesave sipas pėrcaktimeve ligjore.

HermesNews - ©2013