Video

02/07/2013 10:35:01

Dorėheqje tė tjera nė Egjipt

Amr ėshtė anėtari mė i rėndėsishėm i kabinetit tė ministrave qė largohet nga qeveria






(17:09) Njė zėdhėnės i presidentit egjiptian, Mohamed Morsi dhe zėdhėnėsi i qeverisė dhanė sot dorėheqjen, nė vazhdėn e dorėheqjes sė disa ministrave, cituan burime qeveritare. Zėdhėnėsi i presidencės, Ehab Fahmi vendosi tė linte detyrėn, sipas disa burimeve. Zėdhėnėsi i qeverisė, Ala al-Hadidi, i konfirmoi agjencisė zyrtare tė lajmeve, MENA se do t'i paraqiste dorėheqjen kryeministrit, Hicham Qandil.


KAJRO - Ministri i Jashtėm egjiptian, Mohammed Kamel Amr ka paraqitur gjatė orėve tė fundit dorėheqjen nga detyra, njoftoi gjatė mėngjesit tė sotėm agjencia publike egjiptiane e lajmeve, MENA. Amr ėshtė anėtari mė i rėndėsishėm i kabinetit tė ministrave qė largohet nga qeveria, pas dorėheqjes sė djeshme tė katėr ministrave tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe ai i Turizmit. Dorėheqja e djeshme e katėr minsitrave, qė sot me largimin e Amr arrin nė 5 anėtarė tė kabinetit tė larguar, erdhi njė ditė pas protestave masive qė kėrkonin largimin nga pushteti tė presidentit islamik, Mohamed Morsi.

HermesNews - ©2013