Video

02/07/2013 08:02:04

Rama nė fjalimin e PS-s: tė gjithė pėr Rilindje ''me urti''

''Njerėzit na kanė dhėnė njė fuqi tė madhe pėr tė qeverisur, por edhe na kanė ekspozuar pėrballė njė rreziku qė asnjė ēast nuk duhet t’a harrojmė qė e kemi aty, nė ēdo hap. Nė se ne do tė harronim se kjo fuqi na ėshtė dhėnė pėr vendin, jo pėr vete, atėherė dėmi qė do t’i bėnim Shqipėrisė do tė qe shumė i rėndė''






TIRANE - Me vetėdije tė thellė dhe me pėrulėsi tė madhe pėr privilegjin e jashtėzakonshėm qė kam sot si njeriu i fjalės sė rastit nė njė rast krejtėsisht tė pazakonshėm dua tju uroj tė gjithėve ju si dhe 1 milionė votuesve tė Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane, gėzuar ditėlindjen e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė ! Gėzuar edhe rilindjen e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė.
Faleminderit nga zemra tė gjithėve. Faleminderit zgjedhėsve tanė. Faleminderit emigrantėve qė erdhėn pėr tė na zgjedhur. Faleminderit militantėve tanė. Faleminderit drejtuesve tanė, nga fshati mė i thellė i Tropojės, nė fshatin mė tė largėt tė Sarandės. Faleminderit skuadrave tona tė Rilindjes nė ēdo qark. Faleminderit nga e gjithė Partia Socialiste edhe aleatėve tanė.

Lejomėni tė falėnderoj sonte nė mėnyrė tė veēantė, aleatėt tanė strategjikė tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe personalisht Ilir Metėn, pėr gjithēka bėri nga ana e tij qė interesi i madh i familjes sė madhe tė socialistėve e progresistėve shqiptarė, interesi i vetė Shqipėrisė, tė fitonte mbi dasitė e konfliktet e tė shkuarės mes nesh.

Jam i bindur se koha do ta provojė edhe nė qeverisje atė qė 23 qershori provoi nė zgjedhje: PS dhe LSI janė dy parti qė si njė fuqi e vetme mund tė bėjnė histori nė kėtė vend.

1 milionė shqiptarė na kanė dhėnė mandatin e plotė pėr t’i udhėhequr nė rrugėn e rilindjes sė vendit dhe pėr tė ecur mė shpejt drejt Shqipėrisė Europiane. Ne e dimė mirė se ata nuk votuan pėr tė ndryshuar thjesht qeverinė, po vendin ku jetojmė, jetėn e tyre nė kėtė vend dhe vetė politikėn e kėtij vendi. Dhe detyra jonė si tė zgjedhurit e tyre ėshtė t’u pėrkushtohemi synimeve qė i ngritėn masivisht njerėzit nė revolucionin e heshtur me votė tė 23 qershorit.

Por kujdes. Ku qė kemi marrė ėshtė njė mandat sa i fortė numerikisht nė sallėn e Kuvendit, aq i brishtė politikisht pėrballė pritshmėrisė sė jashtėzakonshme tė njerėzve.

Njerėzit na kanė dhėnė njė fuqi tė madhe pėr tė qeverisur, por edhe na kanė ekspozuar pėrballė njė rreziku qė asnjė ēast nuk duhet t’a harrojmė qė e kemi aty, nė ēdo hap. Nė se ne do tė harronim se kjo fuqi na ėshtė dhėnė pėr vendin, jo pėr vete, atėherė dėmi qė do t’i bėnim Shqipėrisė do tė qe shumė i rėndė.

E po ashtu, i pashlyeshėm do tė qe edhe zhgėnjimi i hidhur qė do tė linim nė zemrat e njerėzve. Tė tė gjithė njerėzve, edhe tė atyre qė nuk na kanė votuar sepse, besomėni edhe ata presin shumė nga ne tanimė.

Shqiptarėt na dhanė nė kėto zgjedhje provėn shembullore tė fjalėve tė At Gjergj Fishtės se pėr "me sundue nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēillėku, rrena, tradhtia. Duhet nder, dije urti, burrni, qe se ēka duhet".

Kur unė u zgjodha kryetar i Partisė Socialiste, 7 vjet e gjysmė mė parė, vendosėm sė bashku njė sėrė objektivash nė funksion tė rikthimit nė qeveri si forcė e re politike. Me njė vizion tė ri, program tė ri, skuadėr tė re. Rruga nuk qe aq e shkurtėr sa ē’e dėshironim. Ndeshėm pengesa tė mėdha, zhvilluam beteja jo tė lehta. U vodhėm nė zgjedhje, u goditėm me baltė nė fytyrė e u sabotuam pas kurrizit, u rėnduam shpirtėrisht prej cinizmit pėrreth dhe u drobitėm fizikisht nė rrugėn e rezistencės opozitare, me protesta tė panumėrta dhe njė grevė urie unikale, vetėm e vetėm pėr lirinė e zgjedhjeve.

Humbėm katėr jetė tė pafajshme njerėzish, qė shpresoj sot janė mė tė qetė aty ku prehen, edhe pse e di mirė se nuk do tė jenė kurė plotėsisht tė qetė pa u bėrė drejtėsi pėr vrasjen e tyre.

Nuk rri dot pa ju thėnė se do tė kisha dashur shumė qė sot tė mos mungonin mes tė ftuarve nė kėtė gėzim legjitim, dy shqiptarė tė mirė. Dritan Hoxha, njeriu qė ndėrtoi pėr kėtė popull njė institucion tė pavarur nė mbrojtje tė lirisė sė tė gjithėve. Dhe Ardian Klosi, njeriu qė u shkri si qiriri mes nesh nė mbrojtje tė flakės sė lirisė sė brendshme qytetare tė njė individi tė vetėm. Ėshtė detyrim zemre njė falėnderim dhe njė duartrokitje krejt e posaēme pėr ta sot.

Por dua tė falėnderoj edhe tė gjithė njerėzit e shtypit, tė cilėt nė vite tejet tė vėshtira tė kėtij vendi e ushqyen shpirtin opozitar, qoftė duke i rezistuar pushtetit, qoftė duke na kritikuar ne, sidomos mua. Tanimė do tė kem mundėsinė dhe kėnaqėsinė e madhe t’u provoj se sa shumė gabojnė, kur mė shohin e mė friken si njė diktator i radhės.

Jam i bindur se nėn qeverisjen tonė shtypi do tė jetojė ditėt e vetė mė tė mira dhe liria nė tėrėsi do tė fitojė njė cilėsi qė s’e ka pasur deri mė sot. Unė vetė do tė jem papushim i angazhuar, jo vetėm me mendje por edhe me zemėr qė piciri qė kemi hequr nė opozitė tė na vlejė jo si yshtje pėr revansh, por si mėsim, pėr ēfarė nuk duhet tė bėjė njė qeveri kundėr opozitės. kėtu kam parasysh jo vetėm opozitėn zyrtare, atė pa diskutim, por opozitarizmin si shqisė shoqėrore, kudo ku vihet nė lėvizje. Askush nė Shqipėri nuk do tė kėrcėnohet mė nė notėn e shkollės, ose nė bukėn e gojės pėr shkak tė kėsaj shqise jetike pėr lirinė e shoqėrisė dhe pėr cilėsinė e bashkėjetesės me njėri-tjetrin.

Jam gjithashtu i bindur se Kryetari i ri i Kuvendit tė Shqipėrisė do tė jetė garanti i njė kapitulli tė ri tė parlamentarizmit shqiptar. Jo vetėm pėr opozitėn parlamentare pa asnjė dyshim, po edhe pėr grupet e interesit nė procesin ligjbėrės. Jemi nė njė Shqipėri tė rrėnuar, nė njė Shqipėri qė duam tė rilindim dhe mund t’a rilindim vetėm tė gjithė sė bashku. Prandaj ne do ta shohim dhe trajtojmė ēdo shqiptar si njė partner nė pėrpjekjen tonė historike pėr t’a rilindur kėtė vend dhe pėr tė ecur mė shpejt nė realizimin e projektit tė Shqipėrisė Evropiane.

Ēdo polic, ēdo mėsues, ēdo mjek, ēdo fermer, nėpunės, sipėrmarrės i vogėl apo i madh, ēdo nxėnės, student e pedagog, ne do t’a konsiderojmė si pjesė tė skuadrės sonė pėr Shqipėrinė. Kur tė vijnė pėrsėri zgjedhjet gjithkush le tė votojė i lirė pėr kė dėshiron, por nė ndėrkohė secilit duhet t’i kėrkohet dhe bėhet e mundur marrja e pjesės sė vet tė pėrgjegjėsisė qytetare, pėr atdheun qė tė gjithė bashkė dėshirojmė.

Ndihma jonė ėshtė vetja jonė, na mėson i urti Jeronim De Rada. Ne duam ta rikthejmė besimin e njerėzve tek politika dhe mundėsitė e pafundme tė politikės, pėr tė na ndihmuar qė tė ndihmojmė veten si komb, si shoqėri, si komunitet apo individ. Duam t’i bėjmė njerėzit bashkė pėr tė bėrė tė mundura gjėra qė shqiptarėve u janė bėrė padrejtėsisht tė pamundura nė gjithė kėto 20 vite shumė tė gjata. Duam ta vėmė politikėn nė shėrbim tė njerėzve dhe qeverinė nė duart e tyre. Duam t’i japim Shqipėrisė forcė dhe besim nė sytė e botės, pėrmes njė lidershipi qė do t’a bėjė kėtė vend tė shihet me respekt nė Europė dhe tė shihet me respekt nė rajon.

Mandati i 23 qershorit ėshtė njė mandat i qartė si drita e diellit pėr tė modernizuar Shqipėrinė. Pėr tė marrė vendime kurajoze dhe vepruar me vendosmėri. Pėr tė mos pėrēarė pėr tė sunduar, po pėr tė bashkuar qė tė ecim mė shpejt nė rrugėn e Rilindjes. Me nder, dije, urti e burrni.
Pėr tetė vjet ishim nė opozitė. Mund tė flisnim, po s’bėnim dot gjė. Sot mund tė flasim, por do tė gjykohemi vetėm nga ato qė do tė bėjmė. Dhe do tė bėjmė gjėrat e duhura, sepse prandaj quhemi Partia Socialiste e Shqipėrisė. Por gjithnjė sė bashku me LSI e tė tjerėt, sepse prandaj quhemi Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane.

HermesNews - ©2013