Video

01/07/2013 11:25:18

Lidershipi i ri i PD-sė: Patozi terhiqet nga gara

Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk do tė jetė pjesė e garės pėr kreun e partisė






(14:00) Pas Topallit dhe Bodes, edhe nėnkryetari i Partisė Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk do tė jetė pjesė e garės pėr kreun e partisė.
“PD nė kėtė garė ringritjeje ka nevojė pėr njė garė tė fortė dhe tė ndershme. Gara duhet tė jetė e gjerė dhe jo fiktive dhe kryetari i ri duhet te ketė njė mandat tė fortė”, tha Patozi.


TIRANĖ - Sot pritet tė nisė zyrtarizimi i kandidaturave pėr postin e kryetarit tė ri tė Partisė Demokratike, proces qė do tė vijojė deri tė enjten. Menjėherė pas ēeljes sė garės pėr zgjedhjen e drejtuesit tė ri tė PD-sė, zyra e organizimit nė kėtė parti ka nisur verifikimin e listave tė anėtarėsisė pėr votimin sipas parimit ''njė anėtar, njė votė'' tė kandidaturave qė do tė paraqiten pėr kėtė post. Tė premten e shkuar, kryesia e PD-sė zyrtarizoi hapjen e garės pėr kreun e ri tė saj, pas dorėheqjes nga kjo detyrė tė z.Sali Berisha, lideri i saj historik. Nė fjalėn e tij, z.Berisha, i cili do tė mbajė drejtimin e partisė deri nė zgjedhjen e drejtuesit tė ri, tha se sot PD-sė i nevojitet njė fillim i ri. "PD ka pėsuar njė humbje nė garė dhe ajo e ka jetike njė rikthim tė ri tė fuqishėm, i cili do tė ishte i pamundur pa njė lidership tė ri.", deklaroi z. Berisha nė mbledhjen e kryesisė sė demokratėve.

HermesNews - ©2013