Video

01/07/2013 11:00:48

Arsyeja nė politikė

nga Bujar Plloshtani






TIRANE - Pėrgjatė kėtyre shekujve tė fundit, diskutimet politike janė shtrirė nė segmentin e ideologjive tė nxehta rivale, duke pretenduar nė dominimin ndaj tjetrit. Ideologjitė rivale shprehin interesin pėr dominim ndaj tjetrit. Ato nuk paraqesin ambicie pėr bashkėrenditje politike ndėrmjet veti, por plan pėr tė dominuar njė shtet sipas nevojės dhe interesit.

Arsyeja nė politikė mund tė konsiderohet si veprim i arsyeshėm nė konsolidimin e shtetit juridik. Kuptimin e shtetit juridik, Hans Kelzeni e afirmoi duke menduar se kriteri themelor pėr vlerėsimin e demokratizimit tė njė shteti, pėr cilėsimin e tij si shtet juridik ėshtė pėrputhja e ligjeve dhe e akteve nėnligjore me kushtetutėn dhe, pėr ta verifikuar kėtė pėrputhje, ekzistenca e njė kontrolli tė institucionalizuar tė kushtetutshmėrisė tė realizuar nga njė gjykatė e posaēme, ėshtė njė nga karakteristikat thelbėsore tė shtetit juridik nė kohėn tonė.[1]

Sidomos shteti juridik duhet tė konsiderohet si instrument i veēantė pėr ta zbatuar ligjin dhe tė drejtėn si tėrėsi normash qė e aplikon shteti, ku me anėn e tė cilit ky sistem i qeverisjes demokratike tė ketė mundėsinė e depėrtimit nė mekanizmat juridikė. Pra, me fjalė tjera, shteti juridik nėnkupton sistemin e qeverisjes me vlera demokratike ku gjen mundėsinė e depėrtimit nė mekanizmat juridikė. Duke rimarrė konceptet e Kelzenit, juristi dhe politologu i njohur francez Moris Dyverzhe thotė se nė njė demokraci normat juridike para sė gjithash duhet tė kenė njė strukturė dhe njė pėrmbajtje tė veēantė tė cilat pėrcaktojnė shtetin juridik. Pastaj ato duhet tė interpretohen e tė zbatohen nga organe gjyqėsore tė pavarura.[2] Prandaj, njė shtet qė tenton tė qeveriset me sistemin e demokracisė i afrohet mė tepėr qeverisjes sė mirėfilltė tė shtetit juridik. Demokracia nuk funksionon si sitem politik pa pasur njė shtet tė sė drejtės.

Pėrcaktimi politik qė kemi kuptuar nė kėto vitet e fundit po na jep bindjen se ende jetojmė me "joshjen e brendisė sė politikanit tė rastit", duke u bėrė pakuptim heronj mbi kataklizmėn e pėrgjithshme politike. Duhet njė ndryshim i vetėdijės kolektive pėr ta ndryshuar modelin e politikanit tė rastit, qė mė pas tė vijė ndryshimi nė pėrcaktimet politike. Nė njė shtet ku gjen aplikim politikat liberale apo sistemi i vlerave demokratike nė depėrtimin e mekanizmave juridikė e bėn shtetin tė forcohet nė sundimin e ligjit, dhe tė jetė shembull i njė qeverisjeje tė mirėfilltė pėr shoqėrinė dhe shtetin.

"Njėri jeton nė kurriz tė tjetrit, njėri pėrparon nė dėm tė tjetrit. Tė gjitha epokat e mėdha tė kulturės janė epoka tė dekadencės politike: ajo qė ka qenė e madhe nė kulturė ka qenė gjithnjė jo politike, madje antipolitike...".[3] Kjo nuk konsiston aspak nė nihilizėm, tek e cila po shohim njė pėrsėritje tė dekadencės sė kulturės dhe shkencės, pikėrisht nė kohėn kur politika mbėshtet gjykimin e saj mbi parimet e moralit imagjinar pėr tė pėrfituar nė kurriz tė turmės. Ndėrkaq, edukimi i lartė u pėrket pak njerėzve, qė kontribuojnė nė vlerėn e pėrbashkėt.

Andaj, politikani i rastit nuk do mundet tė bėhet asnjėherė e madhėrishmja, tė paktėn nė vendet Ballkanike, sepse e bukura nuk qėndron mbi ēėshtjen, por mbi nevojėn e domosdoshme shpirtėrore. Shtetet e rajonit janė duke ndjekur njė politikė dominuese me ideologji rivale e nacionaliste; ky lloj i dominimit ndaj tjetrit ēon drejt pėrēarjes, duke lėnė hapėsirė pėr tė mos arritur deri te dialogu i nevojshėm nė ēuarjen pėrpara tė proceseve politike. Sidomos, kjo lloj politike si pasojė e rivalitetit ka qenė gjithmonė shkas i konflikteve tė ndryshme qė kanė minuar apo degraduar ekzistencėn e zhvillimit dhe avancimit tė shteteve nė pėrmbushjen e standardeve tė rėndėsishme jetike.

Konfilktualiteti nuk sjell ndryshimin e gjendjes, por thellimin e saj, prandaj do tė ishte nė interes tė pėrbashkėt nė pėrqendrimin e politikave liberale, qė sjellin liberalizimin e tregut, ekonominė dhe konsumin, mirėqenien sociale. Meqė forma e qeverisjes pėr njė shtet tė sė drejtės duhet tė shėrbejė si kusht pėr demokracinė e mirėfilltė, atėherė propozoj politikat liberale moderne, tė cilat burojnė nga njohja dhe guximi pėr tė ndėrtuar sistemin e funksionimit tė shtetit juridik, duke krijuar rend shoqėror e juridik nė shėrbim tė vazhdueshėm pėr qytetarėt, hapėsirė komunikimi dhe veprimi tė shoqėrisė civile, pjesėmarrja politike e kėshtu me radhė.

Individi dhe shoqėria mund tė konsiderohen si pjesė e anashkaluar apo e ndarė nga dobitė e politikės, pasi politikėn e kanė shndėrruar nė mjet interesi, nacionalizmi dhe rivaliteti brenda llojit. Politikat rivale dhe nacionaliste nuk janė shprehje e njė politike globale qė zhvillon e rrit konkurrencėn, por tė njė politike qė ēon shtetin nė izolim tė pėrgjithshėm kundrejt tė gjitha strukturave dhe organizatave ndėrkombėtare.

Ndėrkaq, kėndvėshtrimi i konceptit liberal tė qeverisjes sė shtetit sipas Monteskies dhe Locke duket mė i arsyeshėm pėr disa pushtete aktuale: "Qeverisje e vlefshme dhe e sigurt mund tė konsiderohet ajo qeverisje e cila garanton lirinė esenciale tė qytetarėve, madje pushteti ndjek frymėn e njė politike tė moderuar duke mos shkelur nė pragun e nevojave vetjake". Arsyeja nė politikė duhet tė shėrbejė edhe si veēori substanciale e shtetit demokratik.

HermesNews - ©2013