Video

01/07/2013 08:00:34

Letėr pėr ty Angie...

nga Gaqo APOSTOLI







E dashur Angie,
Zgjodha kėtė Mėngjes tė Bukur pėr tė tė kėrkuar ndjesė Ty dhe, pėrmes teje, tė gjithė Kolegėve dhe Miqve tė ADS-sė, nė veēanti Rinisė sė saj tė bukur, pėr zhgėnjimin e madh qė Ju kam shkaktuar, nga sipėrmarrja e kėsaj aventure politike dhe elektorale tė pasukseshme ... Nuk e di pėrse instiktivisht zgjodha tė tė drejtohem nė variantin anglisht tė emrit tėnd, Angie … Me siguri nga qė pikėrisht 40 vjet mė parė, Rollingstones kėnduan pėr herė tė parė kėngėn e tyre tė famshme qė kishte pėr titull kėtė emėr dhe unė, studenti i Inxhinierisė Mekanike, qė sapo kishte mbaruar studimet e futa menjėherė nė repertorin tim kėtė kėngė qė pėrmes dėshpėrimit tė ringjall besimin tek jeta dhe dashuria… Apo se pėrmes tingujve dhe fjalėve tė kėsaj kėnge, pėrmes pafajsisė sė syve tė tu tė lotuar dhe membranės sė shpirtit tėnd tė goditur, do tė doja tė shihja sa Ringritjen e shoqėrisė shqiptare pas kėtyre zgjedhjeve, aq edhe vazhdimin e Rrėnimit tė saj brenda vetvetes …

1.Vjedhja dhe Shitblerja e Votės/ Ti u zhgėnjeve, Angie, nga kjo garė qė mendoje deri nė bindje se do ta fitoje, kur shihje dhjetra e qindra shokė e miq tek brohorisnin pėr Ty dhe fitoren tėnde e tė kandidatėve tė tjerė, dhe e rrethuar nga dinastia pa fund e njerėzve tė tu tė afėrt qė tė mbėshtetnin e tė rrethonin me admirim e dashuri tek shpalosje me ēiltėrsi programin e ADS-sė dhe mbi tė gjitha lajtmotivin e saj pėr mė shumė Solidaritet nė politikė e shoqėri, pėr njė Politikė Njerėzore...

Ndaj, kur njė ditė mė the se, sė bashku me Edvinin qė kryesonte listėn e kandidatėve tė qarkut, ishit fare pranė njė fitoreje tė dyfishtė dhe po shpejtonit ritmet e punės pėr ta rritur mė tej kėtė fitore, unė u drithėrova nga pėrmasa e zhgėnjimit tė madh qė do tė godiste sė shpejti shpirtin tėnd tė pastėr dhe t`u pėrgjigja menjėherė qė duhet ta shihnit situatėn mė me qetėsi dhe tė konsolidonit rezultatin, ta analizonit situatėn pėrtej premtimeve, buzėqeshjeve, garancive dhe dashurisė qė u shfaqnin drejtpėrsėdrejti njerėzit qė ju rrethonin dhe ju mbėshtesnin ...

Kurrsesi nuk do tė desha qė Ju tė dyshonit tek Njerėzit, por thjesht tė ishit tė kujdesshėm dhe tė matur pėr tė mbrojtur vetveten nga goditjet qė po pėrgtiste tė jepte zhgėnjimi elektoral, sepse, si rrjedhojė e vjedhjes dhe shitblerjes masive tė votave qė ndodhi me intensitet tė lartė, karakteri i njerėzve, jo vetėm i atyre tė varfėr, fillon tundohet, deformohet, pėrthyhet e rrėnohet nga joshja e parave qė shpėrndaheshin me zarfa e deri me furgona (thuhet qė ka edhe investigime e filmime nga organet e shėrbimit inteligjent) ...

Dhe ky rrėnim, i karakterit njerėzor nga shitblerja e votės, Angie, ishte masiv dhe me ndikim nė rezultatin zgjedhor, por, mė shumė se ndikim nė rezultat midis kampeve politiko – elektorale, ky rrėnim ka ndikim tė ndjeshėm nė deformimin e moralit njerėzor tė shtresave tė gjėra tė shoqėrisė, me pasoja nė tė ardhmen e saj...

2. Mbi 5500 Kutitė e Pandorės/ Vjedhjes dhe shitblerjes sė votės, Angie, kėtij fenomeni kriminal qė gjithnjė e mė tepėr po ndodh nė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare, pėr tė dytėn herė ju bashkėngjit edhe fenomeni famėkeq i grabitjes sė votės sė partive nė njė shumicė tė mbi 5500 kutive tė votimit qė numurohen nė qėndrat e votimit tė Shqipėrisė, brenda tė njėjtit koalicion elektoral.

Kjo do tė thotė qė, jo ndėrmjet koalicioneve kryesore, sepse ato i kanė tė gjitha mėnyrat dhe mjetet pėr t`i mbrojtur votat nga njėri tjetri, dhe diferenca e rezultatit mes tyre ėshtė i padeformuar dhe i pakontestueshėm nė favor tė sė Majtės, por brenda per brenda koalicioneve, ku, sidomos brenda koalicionit tonė, tė ashtuquajturit “aleatė” u vėrsulėn pėrmes numuruesve e komisionerėve pėr tė shqyer e plaēkitur vota pėr tė rritur numrin e mandateve ... Dhe ndėrmjet partive plaēkitėse “aleate”, qė rrėmbyen me qindra e, ndoshta edhe mijra nga votat tona, dallojnė edhe ato parti qė kanė si lajtmotiv tė objektivave tė tyre, mbrojtjen e Pronės dhe kthimin e Pronave tė shqiptarėve, si brenda dhe jashtė vendit.

Pėr ta vėrtetuar kėtė fakt, le tė rinimurohen para publikut tė gjėrė, me selektim tė rastėsishėm, qoftė edhe 100 kuti votimi, nga mbi 5500 Kutitė e Pandorės qė ka gjithsej Shqipėria nė qėndrat e votimit nė kėto zgjedhje. Kjo do tė nxirrte nė pah tė vėrtetėn e hidhur se sa fair ishin edhe kėto zgjedhje, Angie, pavarėsisht nga niveli paqėsor i ndrimit tė pushtetit qeverisės, i cili ėshtė njė hap i dukshėm nė rritjen e standarteve demokratike nė vend.

3. Ankandi elektoral dhe ... Pije detin Ksanth !/ Fushat elektorale sė bashku me zgjedhjet pėr deputetė mbaroi, Angie dhe, sė bashkė me to mbaruan edhe premtimet e bujshme shumėdimensionale nė trajtėn e njė ankandi elektoral tė lėvizshėm gjatė tėrė kėsaj periudhe. Pazaret u ngritėn deri nė premtimet reciproke pėr punėsimin e 300 mijė apo 250 mijė tė papunėve, liberalizimin intensiv tė vizave me SHBA apo taksa Zero pėr biznesin e vogėl, vendosja e Taksės Progresive dhe shndrimin e saj nė ecje e sipėr nė njė Taksim tė Ndershėm, rritja edhe mė e shpejtė rrogave, pa pėrmendur mijra km e rrugėve, tunelet, rritjen e fuqisė energjitike, bujqėsinė, turizmin, etj., si edhe synimet pėr rritjen e mirėqėnies sė shtresave tė gjėra tė shoqėrisė.

Tashmė, Shqipėria jonė, Angie, ka rėnė nė njė qetėsi pėr t`u admiruar ... tek tuk ndonjė ngjarje e hidhur, apo aksident rrugor shqetėson publikun e lodhur nga fushata e Qershorit. Televizionet janė rralluar nga debatet politike dhe emisionet e artit e tė kulturės dhe ju kujtojnė njerėzve se ka edhe mėnyra mė efikase pėr tė mbushur jetėn e tyre duke u larguar nga shkretėtira vrastare njė politike qė prodhon shumė pak. Hapėsirat pafund tė okupuara nga qindra mijra flamuj tė partive, banderola, postera muralė, rrugorė dhe ajrorė, miliona fletėpalosje programesh e lajtmotive kryesore etj., po hiqen e po “arkivohen” nėpėr zyrat e partive, nėpėr shtėpitė e kandidatėve dhe ...shumica nė kosha e kazanėt e plehrave.

Sidoqoftė ato qė do tė mbeten janė autopsia e qeverisjes qė shkoi dhe premtimet politike tė qeverisjes qė vjen. Gara ishte e vėshtirė, e ashpėr dhe ankandi i premtiveve elektorale u ngrit lart...ndoshta deri nė kufijtė e tė pamundurės. Punėsimi ėshtė premtimi i parė qė njerėzit e papunė do ta kėrkojnė qė nesėr .... Unė besoj se, puna nuk ka pėr tė arritur deri atje, sa njerėzit e mirė qė e votuan tė Majtėn nė njė shumicė tepėr bindėse, por edhe Opozita e Djathtė e reduktuar dukshėm, nuk do tė tregohen aq agresivė sa t`i drejtojnė Kryeministrit tė ri menjėherė thirrjen: Pije Detin, Ksanth !
Megjithatė, Angie, Kryeministrit do t`i duhet me patjetėr, qė pėr tė realizuar premtimet e tij, t`i zgjedhė kėshilltarėt e tij tė ditur, thuajse sa Ezopi. Me kėtė rast, pėrtej urimit pėr fitoren nė kėto zgjedhje, do t`i uroja qė ta Mirėpėrdorė Mandatin e Rėndė tė Kryeministrit nė pėrballjen me sfidat e mėdha tė qeverisjes sė Shqipėrisė dhe Shqiptarėve.

4.E keqja do ta bėjė tė sajėn…pastaj do tė hajė vetveten/ Mė kujtohet takimi me Rininė, Agie, kur paraqite programin e punėsimit tė ADS pėr rininė dhe nėnvizove nė mėnyrė tepėr tė qartė se ADS ėshtė pėr hapjen dhe zhvillimin e tregut tė punės pėr masėn e gjėrė tė rinisė, nė mėnyrė qė tė rinjtė tė zhvillojnė vetveten dhe mjetet e njė jetese tė pėrshtatshme pėrmes njė punėsimi tė ndershėm, sa mė nė pėrputhje me aftėsitė e tyre profesionale, arsimore dhe kulturore. U entusiazmova kur, drejtpėrdrejt dhe pa kurrfarė kompromisi debatove me dikė nė auditor kur e kundėrshtove me vendosmėri pėr tendencat dhe praktikat e derisotme qė e gllabėrojnė rininė nė njė jetė tė zbrazėt e dembellėk, e joshin nė trafiqet e drogės dhe prostitucionit ... dhe unė shtova mė tej pėr rrezikshmėrinė e joshjes sė Rinisė pėrmes klaneve mafioze politike dhe ekonomike qė u japin tė rinjve punėsim e pushtet tė pamerituar, duke e pėrdorur, pėrfshirė dhe inkriminuar masivisht rininė nė veprimtari korruptive e kriminale, duke e transformuar rininė nė njė kategori njerėzore pėr t`u dergjur burgjeve, siē ka ndodhur nė disa raste nė qeverisjen e para disa kohėve. Dhe ti e di mirė Angie, se angazhimi i tė rinjve nė vjedhjen apo nė proceset e shitblerjes sė votės ėshtė njė akt tejet kriminal, sepse e ēon kombin nė agoni.

Kjo aventurė mbaroi, Angie dhe ti je tejet e mėrzitur … Edhe kolegėt tanė …Unė gjithashtu …Por mendoj dhe dua tė besoj se ishte njė aventurė e ndershme, qė u mundua tė frymėzonte njė moral tė ri nė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare, pėr mė shumė solidaritet nė kėtė politikė dhe, veēanėrisht nė kėtė shoqėri ende tė varfėr, e cila po vazhdon tė gėrryhet, mė shumė se sa nga varfėria, nga inkriminimi permanent qė po i bėn rrėnjėve dhe filizave tė saj, Politika Miliardere qė u shpall dukshėm nė kėtė fushatė zgjedhore. Ėshtė kjo Politikė qė po financon njerėz tejet tė varfėr, si edhe me shumicė, tė rritur e tė rinj tė etur pėr pasurim tė pamerituar, qė galopojnė pas kėsaj politike nė fushata marramendėse, me qėllim nxjerrjen e pėrfitimeve kolosale nė periudhėn e mėpastajme tė qeverisjes nė kurriz tė tėrė shoqėrisė...

Ndėrsa Ne ishim dhe jemi tė gjithė Vullnetarė, pa asnjė buxhet e pasuri, por me Mendje tė Pasur me Ide dhe Programe, me Shpirtin e mbushur plot me Energji dhe Dashuri pėr Shqipėrinė e Shqiptarėt .... Ne humbėm njė garė politike elektorale tėrėsisht tė pandershme, e dashur Angie dhe Kolegėt e Mi mė tė rinj tė ADS, por Misioni jonė " Pėr njė Politikė Njerėzore", pėr mė shumė Solidaritet e Dashuri Njerėzore nė politikė e shoqėri, ėshtė Mision Fitues, ka gjithmonė njė tė ardhme brenda tė dy krahėve tė politikės sė sotme shqiptare dhe, si i tillė, ky Mision do tė vazhdojė...

Gjithsesi, u arrit njė ndryshim i madh jetik pėr demokracinė dhe pėr Shqipėrinė, Angie … Ne jemi pjesė e kėsaj arritje edhe ndryshimi, sepse gara qė humbėm ėshtė shumė mė e vogėl se Misioni ynė qė vazhdon, se nė atė garė ka mjaft element tė sė keqes qė janė kėrcėnim pėr demokracinė dhe prosperitetin e Shqipėrisė … Veēse e keqja do ta bėjė tė sajėn…pastaj do tė hajė vetveten … dhe do tė ēlirohemi prej saj.

Prandaj, fshiji lotėt, Angie, dhe largoje trishtimin, ėshtė mė mirė tė ndjehemi sėrish tė gjallė e plot jetė, sepse asnjė s`mund tė thotė qė ne nuk u pėrpoqėm sa mundėm. Ndoshta ishte Fati im qė mė mbajti pėrkohėsisht nė njė “Ekzil Politik”, prej tė cilit, nė pragun e kėtyre zgjedhjeve, nuk mundi tė mė shkėputė dot as njė ftesė e ftohtė pėr bashkėpunim dėrguar me njė sms nga Edi Rama dhe as kėshilla e zjarrtė telefonike 40 minutshe e Luis Ayala-s, tė cilit i kėrkova ndjesė drejtpėrsėdrejti. Sė bashku do tė vendosim pėr tė ardhmen tonė nė ditėt nė vijim...

Me shumė dashuri

HermesNews - ©2013