Video

29/06/2013 07:10:00

Rama i impenjuar nė Qeverisje: Meta kryetar Parlamenti

Fituesit e zgjedhjeve pas takimit, bėnė apel qė Qeveria nė detyrė tė mos marrė vendime pėr konēesioni tė reja tė pasurive publike







TIRANE - Edi Rama do tė jetė kryeministri i shqiptarėve dhe kjo dihej. Ajo e u zbulua dje pėr mediat ishte deklarata zyrtare se Ilir Meta do tė jetė Kryetari i Parlamentit Shqiptar. Lajmi u dha pas takimit, rreth njė orė, qė krerėt paten me njeri tjetrin, nė ēelje tė negociatave pėr qeverisje.

Fituesit e zgjedhjeve konfirmuan angazhimin publik PS-LSI pėr tė ndarė mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit.

Rama dhe Meta janė shprehur tė shqetėsuar se Qeveria nė detyrė po vazhdon nė njė inerci qė nuk ėshtė nė dobi tė vendit e tė qytetarėve. Ata bėnė apel pėr urtėsi e pėrgjegjshmėri nga ana e kryeministrit nė detyrė dhe e qeverisė sė tij, nė mėnyrė qė tė mos ndėrmerren hapa qė bien ndesh me etikėn e njė qeverie kujdestarie.

Ata kėrkuan tė ndalen prokurorimet e reja, tė mos merren vendime pėr konēesione tė reja tė pasurisė publike, tė garantohet qė administrata tė mos pėrfshihet nė veprime antiligjore apo joetike tė orės sė fundit me arkėn e shtetit.

Nė ditėn kur projekti Trans Adriatik pėr transportimin e gazit tė Azerbajxhanit nė Europė, qė kalon pėrmes Shqipėrisė, ėshtė konfirmuar zyrtarisht si fitues nga konsorciumi ''Shah Deniz II'', kreu i PS-sė dhe LSI-sė kanė rėnė dakord pėr krijimin e njė Task Force.

Muaji Shtator do tė jetė koha kur shqiptarėt qė i besuan me votė qeverisė sė re, do tė njihen me planin e punės sė 300 ditėve tė para dhe pėr detajimin e tij, do ngrihet njė grup pune i pėrbashkėt nėn drejtimin e Sekretarit tė Programit tė PS-sė, Ilir Beqja, dhe anėtarin e kryesisė sė LSI-sė, Edmond Haxhinasto.

Kryesocialisti do tė takohet me liderin e LSI-sė dhe krerėt e partive tė tjera aleate pėr tė realizuar ndarjen pėrfundimtare tė pushtetit me aleatėt.

Doriana Metollari