Video

27/06/2013 17:40:47

Shkelje nė Ministri: kallzim pėr Drejtorin e Kabinetit

KLSH konstaton shumė parregullsi, shkelje ligjore dhe proēedurale nė menaxhimin e aseteve tė ministrisė dhe nė drejtim tė menaxhimit tė fondeve buxhetore






TIRANE - Nė 15-ditorin e dytė tė muajit maj 2013, Kontrolli i Lartė i Shtetit pėrfundoi materialet e auditimit tė ushtruar nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmėrisė dhe rregullshmėrisė ekonomike dhe financiare, pėr periudhėn 01/04/2011 deri mė 30/09/2012”.

Auditimi u pėrqėndrua nė administrimin dhe pėrdorimin me efektivitet tė pronės shtetėrore dhe fondeve buxhetore, si dhe zbatimin nė vijimėsi tė rekomandimeve tė lėna nga Departamenti i Kontrollit tė Brendshėm Administrativ dhe Antikorrupsion i Kėshillit tė Ministrave dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit.

KLSH ka konstatuar shumė parregullsi, shkelje ligjore dhe proēedurale nė menaxhimin e aseteve tė ministrisė dhe nė drejtim tė menaxhimit tė fondeve buxhetore.

Pėr rrjedhojė, vlera e shkeljeve tė ligjshmėrisė me pasojė dėm ekonomik llogaritet nė 23,728,976 lekė.

Gjatė kėtij auditimi u konstatuan:

Blerje e pajisjeve pėr sallėn e mbledhjeve nė shumėn 1,846,800 lekė, duke mos justifikuar dhe pasur argumente mbi domosdoshmėrinė e kėtij shpenzimi, pėr mė tepėr kur ky shpenzim ishte kryer nė fund tė vitit 2007. Po ashtu, rezultuan shkelje e kompetencave nė procesin e blerjes; pėrdorimi i fondeve tė institucioneve vartėse, pa i transferuar ato sipas pėrcaktimeve nė ligjin nr. 9936, datė 26.06.2008 "Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor nė Republikėn e Shqipėrisė; delegimi i procedurave tė prokurimit tė fondeve tė ministrisė, kompetencė e ministrit, institucioneve vartėse, duke copėtuar nė kėtė mėnyrė fondet buxhetore dhe vepruar nė kundėrshtim me ligjin nr. 9643, datė 20.11.2006 "Pėr prokurimin publik", tė ndryshuar.

Caktimi i Drejtorit tė Kabinetit tė Ministrit nė mjaft raste si Kryetar i komisioneve tė eventeve sociale apo tė komisioneve tė prokurimit tė fondeve, nė kundėrshtim me funksionet e pėrcaktuara nė Rregulloren e Brendshme tė Ministrisė tė miratuar me urdhrin e Ministrit nr. 1360, datė 15.06.2010 pėr detyrat qė kryen Drejtori i Kabinetit tė Ministrit, apo dhe me funksionet klasike tė Drejtorit tė Kabinetit tė Ministrit nė ēdo qeveri, dhe konkretisht:

Ne organizimin e aktivitetit “Prezantimi i mekanizmit kombetar te referimit te rasteve te viktimave te dhunes ne familje”, kane rezultuar shkelje dhe parregullsi ligjore dhe mungese te konkurrences, pasi subjektet konkurrues kane qene ne kushtet e konfliktit te interesave, duke shmangur konkurrimin e ndershem te ofertuesve, me dem ekonomik per Shtetin ne vleren 1,526.000 Leke.

Ne organizimin e ngjarjes sociale “Bota femėrore, njė sfidė me shumė gra nė vendim-marrje”, janė paguar shpenzime tė pajustifikuara per dekorin e aktivitetit per 7 dite ne vleren 417.426 Leke.

Shpenzime tė padrejta pėr shėrbime jashtė shtetit nė vlerėn 10,613 Euro dhe pagesa tė tjera tė kryera padrejtėsisht pėr Kėshilltarin e Ministrit pėr punė fiktive. Shpenzimet nė euro pėrfaqėsojnė rastet kur pala pritėse mbulonte shpenzimet totale ose tė pjesshme, ndėrsa nė urdhrat e shėrbimit tė firmosura nga Ministri, pėrcaktohej qė edhe Ministria tė mbulonte shpenzimet e shėrbimit, si dhe raste tė shpenzimeve fiktive pėr pritje- pėrcjellje tė delegacioneve tė huaja ose jo, pa dokumente argumentuese dhe justifikuese bashkėlidhur, nė kundėrshtim flagrant me moralin dhe kėrkesat e ligjit. Kėshilltari i Ministrit, pėr periudhėn objekt auditimi, gusht 2011 deri mė 31 dhjetor 2012, ka rezultuar se ka qenė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr 270 ditė, nga tė cilat 160 ditė pune tė paguara dhe tė pajustifikuara dhe ku pėrgjegjėsia direkt pėr kėtė rėndon mbi Drejtorin e Kabinetit tė Ministrit.

Parregullsi nė drejtim tė organizimit dhe funksionimit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimit Social Shtetėror(SHSSH), lidhur me nxjerrjen e urdhrave pėr "revokimin e akteve administrative" tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė SHSSH, nė kundėrshtim me nenin 22 dhe 23 tė Ligjit nr. 90, datė 27.9.2012 "Pėr organizimin dhe funksionimin e administratės shtetėrore", Ligjit nr. 9355, datė 10.3.2005 "Pėr ndihmėn dhe shėrbimet shoqėrore" me ndryshime dhe VKM-sė nr. 542, datė 27.7.2005 me ndryshime, duke u bėrė pengesė nė funksionimin e administratės sė SHSSH.

Moszbatimi nga Titullari dhe strukturat pėrgjegjėse i rekomandimeve tė lėna nė auditimet e mėparshme tė kryera nga KLSH dhe Departamenti i Kontrollit tė Brendshėm Administrativ dhe Antikorrupsion i Kėshillit tė Ministrave, pėr marrjen e masave organizative, shpėrblim dėmi dhe masa disiplinore.

Pėr sa mė sipėr, KLSH ka bėrė katėr kallėzime penale nė Prokurori me shkresat Nr. 1240/29, Nr. 1240/30, Nr.1240/31 dhe Nr.1240/32, datė 31.05.2013 pėr veprat penale, "Shpėrdorim i detyrės", "Falsifikimit tė dokumenteve", "Vjedhjes duke shpėrdoruar detyrėn", "Shkeljes sė Barazisė sė pjesėmarrėsve nė tender apo ankande publike" pėr ēėshtje dhe drejtues pėrgjegjės, ndėr tė cilėt Drejtori i Kabinetit tė Ministrit K. B., Kėshilltari i Kabinetit tė Ministrit Th. K. dhe Drejtore e Pėrgjithshme e Shėrbimeve Mbėshtetėse F. B.

Pėr pėrmirėsimin e gjendjes, KLSH ka propozuar 2 rekomandime pėr ndryshim nė legjislacionin nė fuqi; 40 masa organizative; 25 masa pėr shpėrblim dėmi nė vlerėn 23,728,976 lekė dhe 10,613 Euro; 4 masa administrative, 3 masa “Zgjidhje e kontratės sė punėsimit” pėr Drejtorin e Kabinetit, Kėshilltarin e Ministrit dhe Pėrgjegjėsin e Sektorit tė Shėrbimeve Mbėshtetėse; 3 masa “Largim nga shėrbimi civil” pėr Drejtoren e Pėrgjithshme tė Shėrbimeve Mbėshtetėse, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Politikave, 1 masė “Kalim nė njė detyrė tė njė niveli apo klase mė tė ulėt pėr njė periudhė deri nė njė vit” pėr Drejtorin e Politikave tė Inspektimit nė Punė dhe Drejtorin e Shėrbimeve tė Brendshme;; 4 masa “Pezullim nga e drejta e ngritjes nė detyrė pėr njė periudhė deri nė 2 vjet” pėr ish Sekretarin e Pėrgjithshėm, Pėrgjegjėsin e Sektorit tė Shėrbimeve tė Financės dhe Pėrgjegjėsen e Sektorit tė Drejtorisė sė Integrimit.

Komunikatė pėr Shtyp