Video

27/06/2013 13:28:55

Dy shqiptarė nė ekspozitėn e artit “King, kali me sytė e diellit”

Ne ekspoziten artistike bashkėkohore “King, kali me sytė e diellit” do te marrin pjese edhe dy artista shqiptare




HermesNews- Nga data 2 deri mė 10 korrik 2013 do tė mbahet ekspozita artistike bashkėkohore “King, kali me sytė e diellit”. Nė kėtė ekspozitė marrin pjesė artistė nga vende tė ndryshme tė Italisė, tė cilėt kanė interpretuar historinė e kalit King me teknika dhe materiale tė ndryshme, por punimet i pėrmbahen tė gjitha pėrmasave 50x50.

Mes shumė piktorėve dhe artistave italian do tė marrin pjesė edhe dy artista shqiptarė Alfred Mirashi Milot dhe Parlind Prelashi duke sjellė secili variante tė ndryshme tė historisė mallėngjyese tė kalit King.

Historia e kėtij kali ka prekur tė gjithė artistėt dhe jo vetėm. Eshtė historia e njė kali qė humb shikimin dhe ndjen dhimbje shumė tė forta deri sa humb forcėn pėr tė reaguar. Ai adoptohet nga fėmijėt me aftėsi tė kufizuara, tė cilin e mbushin me dashuri dhe pėrkedhelje. Dalėngadalė King fillon ti rikthehet jetės, merr gjallėri, dhe mbi tė gjitha fillon tė shohė pėrmes syve tė fėmijėve nė njė simbiozė perfekte, duke krijuar njė besim tė jashtėzakonshėm tek vogelushėt.

Lind kėshtu ky projekt solidariteti ku cdo artisti i kėrkohet tė paraqesė njė vepėr arti nė nder tė kalit King. Secili ka pėrdorur teknika dhe materiale tė ndryshme, ngjyra me vaj ose akrilik, duke kėrkuar dhe matur brenda vetvetes emocionet dhe impulset qė kthejnė njė cast tė vetėm nė njė vepėr krijimtarie.

Pikėrisht ky ėshtė edhe thelbi i vetė artit, pėrdorimi e gjuhėve tė ndryshme artistike, fryt i ndjeshmėrisė sė artistit, pėrkthimi nė figurė i tė pamundurės, dėshira pėr tu ndarė nga realiteti pėrmes reflekseve tė ngjyrave , elemente tė cilėt i japin jetė veprės artiktike si njė sinfoni e larmishme.

Daniela Vathi