Video

26/06/2013 10:28:40

Siri, NGO publikojnė humbjet e jetėve njerėzore

Mes civilėve tė vrarė figurojnė 3 330 gra dhe 5 144 fėmijė nėn moshėn 16 vjeē






BEJRUT - Mė tepėr se 100 000 sirianė, kryesisht civilė, kanė vdekur nė Siri, qė nga fillimi i revoltės kundėr regjimit tė presidentit Bashar al-Assad, bėri tė ditur sot Observatori Sirian pėr tė Drejtat e Njeriut (OSDH). "Numri i civilėve tė vrarė ėshtė 36 661, ai i kryengritėsve 18 072 dhe ai i ushtarėve 25 407", theksoi OSDH. Mes civilėve tė vrarė figurojnė 3 330 gra dhe 5 144 fėmijė nėn moshėn 16 vjeē. Mes kryengritėsve tė vrarė figurojnė 13 539 civilė tė armatosur, 2 518 luftėtarė tė huaj dhe 2 015 dezertorė. Trupat e regjimit mbėshteten nga milicitė, qė kanė humbur 17 311 anėtarė dhe nga luftėtarėt e lėvizjes tė Hezbollahėve shiitė libanezė, qė kanė humbur 169 persona. OSDH theksoi gjithashtu se 2 571 tė vdekur nuk janė identifikuar dhe se gjendja e mbi 10 000 tė burgosurve mbetet ende e panjohur.

HermesNews - © 2013