Video

26/06/2013 06:53:29

Ian Brandy. Kam vrare 5 te mitur

Vrasja e tyre ishte shume defryese per mua





BRITANI- Gazeta britanike “The Telegraph”, flet per Ian Brandy, 75 vjecari pergjegjes se bashku me ish te shoqen Myra Hindley, si njeri nga njerezit me te tmerrshem te historise ne Britanine e Madhe, persa i perket serialeve vrasese. Te dy jane te njohur me nofken “Moors Murders”, per shkak te veprave qe benin, dhe sot pas 50 vjetesh qe prej asaj dhune, vrasjet per te ishin shume “argetuese”.

Historia
Cifti eshte akuzuar per vrasjen e 5 femijeve te mitur mes viteve 1963-1965. Myra i terhiqte viktimat, ndersa Ian i perdhunonte dhe i vriste duke u shtyre nga nje deshire satanike. Cifti denoncohet nga kunati i tyre Davit Smith, qe pasi ka qene prezent ne njeren prej vdekjeve te njerit prej femieve, ka vendosur te flase per dhunen e te dyve.

Myra Hindley ka vdekur ne vitin 2002, ndersa Ian Brandy eshte akoma i gjalle dhe jeton ne dhomat e burgut te Britanise qe prej 50 vjetesh. Burri i ka quajtur vrasjet e tij si shume “defryese”, dhe ka shtuar se opinioni publik eshte ende i turbulluar nga dhuna dhe krimet e tij, pavaresisht se kane kaluar mbi 50 vjet qe prej asaj kohe.

Liria ne burg
“Ju nuk do degjoni kurre ndonje fjale pendimi nga ana e Tony Blair”, ka shpjeguar ai. “E njejta gje vlen edhe per bankieret dhe ushtaret qe kane pushtuar ilegalisht Irakun dhe Afganistanin”. 75 vjecari kujton se perpara se te transferohej ne spitalin psikiatrik ne Ashford ne vitin 1985, ka shkruar nje liber dhe ka punuar si bankier.

Ne spitalin psikiatrik ka studiuar gjermanisht dhe psikologji, ndersa kujton te burgosurit e njohur ne Durham, duke nisur nga terroristet e Ira-s dhe deri tek ekstremistet arabe. Dhe per te dale jashte nuk ka asnje pershtypje. “Lirine qe kam gjetur ne burg, nuk kam per ta gjetur askund tjeter”, ka rrefyer vrasesi 75 vjecar.

Edison Myrteza