Video

25/06/2013 20:37:39

Zhdukja e bletėve tė mjaltit

Sė fundmi ėshtė vėnė re njė zhdukje masive e bletėve tė mjaltit qė shqetėson ambjentalistėt dhe shkencėtarėt






HermesNews - Sė fundmi ėshtė vėnė re njė zhdukje masive e bletėve tė mjaltit qė shqetėson ambjentalistėt dhe shkencėtarėt. Sipas studimeve tė deritanishme, fajtori kryesor pėr zhdukjen e kolonive tė bletėve janė kompanitė kimike falė prodhimit tė pesticideve.

Arsyet kryesore janė tė shumta si pėr shembull pėrdorimi i pesticideve, thatėsira, shkatėrrimi i habitatit tė tyre natyror, ngrohja globale dhe kėshtu me rradhė. Tė gjithė kėto faktore kanė lidhje mes tyre, por dimė gjithashtu qė ėshtė njeriu fajtori kryesor falė pėrdorimit tė lėndėve kimike, moskujdesi pėr ambientin dhe habitatin e tyre natyror.

Biologėt kanė zbuluar mbi 150 lloje pesticidesh kimike brenda bletėve, tė cilat kanė qenė vdekjeprurėse. Kompanitė kimike si Bayer, Syngenta, BASF, Dow, DuPont, Monsanto e tė tjera kanė mbyllur sytė pėrpara kėtij fenomeni, sikur tė ishte njė mister zhdukja e bletėve dhe ndėrkohė nuk kanė ndėrmarrė asnjė masė nė formulimin e pesticideve. Shitja e helmeve ėshtė fitimprurese, pa marrė parasysh dėmin kolosal qė i sjell ambjentit dhe natyrės.

Sikur tė mos mjaftonte vetem kjo, habitati i bletėve shkatėrrohet mė tej nga viti nė vit edhe nga aktiviteti agro- industrial qė shkatėrron pyje dhe lulishte duke u lėnė vend monokulturave qė abuzojnė nė pėrdorimin e pesticideve qė si rrjedhojė shkaktojne pasoja vdekjeprurėse pėr bletėt.

Daniela Vathi