Video

25/06/2013 19:24:56

Demokracia shqiptare dhe ndėrgjegjėsimi i elektoratit

nga Dr. Gezim Alpion






TIRANE - Pas pėrmbysjes sė komunizmit, zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janė pa dyshim ngjarja mė e rėndėsishme nė historinė e pluralizmit politik nė Shqipėri. Megjithatė, kėto zgjedhje nuk duhen shikuar si ‘Mbėrritje’; ky ėshtė thjesht njė fillim premtues. Demokracia jonė nuk u poq kėtė verė; ajo sapo ka filluar tė jap shenja se po hedh rrėnjė tė shėndosha.

Tani pėr tani, e majta shqiptare duket sikur ka fituar. Kushdo qė tė jenė fituesit, shpresoj qė festimet tė jenė sa mė modeste dhe tė mos zgjasin shumė pasi puna qė i pret ėshtė marramendėse.

E djathta duket e shpartalluar aktualisht por kjo nuk duhet te na ēudisė pasi, nė shumė pika, Partia Demokratike ka vite qė ishte shėndėruar nė njė shėmbėlltyre tė frikshme tė Partisė sė Punės ku, me sa dukej, pėr gjithēka mendonte dhe vendoste Sali Berisha. Veēanėrisht kohėt e fundit, Berisha u rrethua nga njė tufė servilėsh (siē ndodh pothuajse me tė gjithe drejtuesit e enteve politike nė Shqipėri dhe Kosovė tė cilėt i konsiderojnė partitė qė kanė trashėguar apo themeluar si pronė personale) tė cilėt, pėr hir tė interesave personale, e mbulonin me lavde deri nė ēmenduri kėtė udhėheqės ‘tė lavdishėm’, ashtu siē bėnin dukur sejmenėt me Zogun dhe militantėt me Enverin.

Gabimi mė i madh i sė djathtės shqiptare, dhe nė kėtė drejtim ata nuk janė tė vetmit mėkatarė, ėshtė se kujtuan se populli ėshtė njė tufė delesh qė mund ta drejtonin pėr nga lumi kurdo qė donin tė mos u lageshin kėmbėt.

Populli yne ėshtė gėnjyer dhe zhgėnjyer shpesh nga tė ashtuquajturit prijėsa largpamės nė kėta 100 vite tė shtetit shqiptar. Megjithėse tani nuk jemi tė pushtuar, dhe deri diku tė pavaruar nga tė huajt, ne shqiptarėt akoma nuk jemi ēliruar nga prangat e vetvetes.

Po ta lemė mėnjanė patriotizmin folklorik pėr shpirtin e lirė tė shqiptarit, inercia dhe indiferentizmi ynė ndaj shtetit mund tė spjegohet deri diku me faktin qė, mė pėrjashtim tė disa periudhave tė shkurtėra, qė nga pushtimi romak nė shekullin e dytė para Krishtit, ne kemi qenė pothuajse gjithmonė nėn sundimin e tė huajve. Sindroma e pushtimit tė pafund ka lėnė pasoja nė psikozėn tonė, pasoja tė cilat, edhe nė demokraci, nuk mund tė kurohet menjėherė, aq mė tepėr nė njė demokraci tė cilėn e shkulim mė rrėnjė sa herė qė mbjellim fidane.

Kjo ėshtė arsyeja qė ēdo idealist apo aventurier qė ėshtė angazhuar nė politikėn shqiptare nė 100 vitet e fundit e ka pasur tė lehtė tė vetė-shpallet monark apo tė konsiderohet nga pasuesit si i tillė nė njė kohė kur monarkizmi u shpėrbė apo vazhdon tė vegjetojė si anakronizėm nė demokracitė perėndimore.

Ėshtė fatkeqėsi qė tė tre figurat dominuese nė shekullin e parė tė shtetit shqiptar – Zogu, Hoxha dhe Berisha – nuk patėn sensin e frenimit tė vetvetes nė ēastet e duhura nė mėnyrė qė kontributi qė dhanė nė momente tė caktuara tė karierės sė tyre politike nė dobi tė atdheut tė mos ventitej nga veprimet e tyre tė dėnueshme dhe me pasoja pėr politikėn shqiptare dhe kohezionin shtetėror dhe kombėtar.

Rezultatet e 23 qershori nuk janė meritė thjesht e sė majtės; e majta do tė ketė kohė tė dėshmoj nėse e justifikon mandatin i popullit. Tani pėr tani, mė tepėr se njė votėbesim pėr tė majtėn, 23 qershori ėshtė njė protestė ndaj njė klike qė e bėri markė tė sajėn ligjerimin hipokrit dhe konjuktural pėr njė numėr ēėshtjesh sa sensitive po aq edhe tė parelizueshme tani pėr tani si nė planin shtetėror ashtu dhe atė kombėtar, me tė vetmin qėllim qė tė pėrjetėsonte qėndrimin e saj nė pushtet.

Kjo klikė i dha nje konotacion negativ dhe thellėsisht zvetnues vetė konceptit ‘demokraci’ tė cilin ajo e pėrvetėsoi eksklusivisht. Kjo ėshtė njė ndėr arsyet kryesore qė demokracia pėr ne shqiptarėt akoma vazhdon tė mbetet njė ideal amatoresk. Ska si tė jetė ndryshe kur deri tani tėrheqim kėmbėt zvarrė pėr tė ndėrtuar atė qė do tė na shėrbej tė gjithėve: njė shtet funksionues juridik nė tė cilin askush nuk duhet tė jetė mbi ligjin.

23 qeshori shėnon fundin e njė neo-diktature shqiptare deri diku me nota fashiste. Shteti shqiptar nė dy dekadat e fundit, veēanėrisht qė nga zgjedhjet e vitit 2005, ėshtė bėrė fortesa e bajraktarizmit parochial ku mbretėron mendėsia fisnore, arroganca neveritėse dhe njė tendencė e rrezikshme pėr tė rishkruar historinė. Ne pothuajse jemi mėsuar ta konsiderojmė si normale anormalen, dhe kemi humbur shpresėn se kriminelėt, kushdo qofshin, do tė gjykohen dhe ndėshkohen sipas ligjeve.

E djathta shqiptare vėrtet tani ėshtė nė krizė por ky duhet tė jetė edhe njė moment zgjimi pėr pjesėn e shėndoshe dėrmuese nė rradhėt e saj qė tė distancohet nga elemetė tė papėrgjegjshėm dhe kriminel. Elemente tė tillė aktualisht gjenden edhe nė radhėt e sė majtės, disa nga tė cilėt fatkeqėsisht edhe mund tė marrin poste nė qeverinė e re. Politika shqiptare ėshtė akoma njė pellg i ndotur nė tė cilin, edhe pėr disa vite, elementė tė korruptuar do tė vazhdojnė tė hiqen me paturpėsi si engjėj ndėrsa tė ndershmėrit do tė pėrlyhen pa dashur ose me dashakeqėsi me tė pakorigjueshmit.

Tani qė zgjedhjet pėrfunduan, do tė jetė me interes tė mėsojmė se sa deputetė do tė begendisin tė shkojnė nė zonat e tyre pėr tu takuar me elektoratin rregullisht ēdo javė dhe ēdo muaj siē bėjnė kolegėt e tyre nė perėndim, sa deputetė do ta tregojnė me fakte se janė pėrfaqėsues tė tė gjithė banorėve tė zonave qė pėrfaqėsojne dhe jo vetėm tė atyre qė simpatizojnė tė majtėn apo tė djathtėn, sa deputetė do ta ngrenė zėrin nė Parlamentin e ri pėr tė kėrkuar investime pėr zonat e tyre, veēanėrisht pėr krahinat e largėta qė janė lėnė kaq shumė pas dore sa nuk dallohen nga zonat mė tė varfėra tė Afrikės, dhe sa deputetė do tė kenė kurajon t’iu thonė drejtuesve tė shtetit dhe partive tė tyre se, po qe se nuk mbahen premtimet elektorale, ata do te japin dorėheqje.

Mė 23 qershor, me vullnetin e tij tė lire, elektorati i dhe njė mėsim tė mirė tė djathtės qė uroj tė shėrbej si njė paralajmėrim i hershėm edhe pėr tė majtėn. Ėshtė nė dorėn e klasės politike shqiptare qė tė nxjer sa mė herėt mėsimet e duhura nga ky termet elektoral.

albanianews