Video

25/06/2013 19:00:03

Serbia kerkon hapjen e negociatave per anetaresimin me BE-se

Nikoliē, 'Serbia bėri gjithēka pėr anėtarėsimin nė familjen evropiane. Shpreh bindjen se Bashkimi Evropian do t'i ofrojė Serbisė mundėsinė pėr t'u bėrė pjesė e tij'






(19:10) Bashkimi Europian rekomandoi sot hapjen e negociatave pėr anėtarėsimin e Serbisė nė bllokun e 27 vendeve, thanė burime diplomatike nga Komisioni Europian, qė kėrkuan tė mos identifikoheshin.


BEOGRAD - Presidenti serb, Tomislav Nikoliē i bėri sot thirrje Bashkimit Evropian t'i japė Serbisė njė datė konkrete pėr hapjen e bisedimeve tė anėtarėsimit, dy ditė para mbledhjes sė KE qė do tė vendosė mbi kėtė ēėshtje. "Serbia bėri gjithēka pėr anėtarėsimin nė familjen evropiane. Shpreh bindjen se Bashkimi Evropian do t'i ofrojė Serbisė mundėsinė pėr t'u bėrė pjesė e tij", deklaroi Nikoliē. Nikoliē ju drejtua veēanėrisht Gjermanisė, si anėtarja mė me ndikim nė BE. Ai i bėri thirrje Berlinit tė tregojė nėpėrmjet vendimit tė tij se Gjermania ėshtė nė favor tė pajtimit, paqes dhe stabilitetit nė rajon dhe qė ajo di tė ēmojė pėrpjekjet e bėra nga Serbia nė kėtė drejtim. "Caktimi i njė date do tė kontribuonte gjerėsisht nė intensifikimin e procesit tė normalizimit tė marrėdhėnieve nė Ballkan dhe pėr tė pėrforcuar stabilitetin", nėnvizoi ai. "Njė prekje e lehtė nė shpatull nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ne", theksoi Nikoliē. Kėshilli Evropian duhet tė vendosė nėse Serbia ka bėrė progres tė mjaftueshėm me anė tė marrėveshjes sė normalizimit tė marrėdhėnieve me Kosovėn.


HermesNews - ©2013