Video

25/06/2013 16:27:05

Lavrov: Snowden nuk ka shkelur kufirin rus, nuk kemi lidhje

Snowden e ka zgjedhur vetė itinerarin e tij, pėr tė cilin u njoftuam pėrmes mediave dhe ai nuk e ka shkelur kufirin rus, deklaron Ministri i jashtem ne Moske






(19:10) Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Edward Snowden, ish-konsulenti i agjencisė NSA i kėrkuar nga SHBA, ndodhej akoma nė njė zonė tranzit tė aeroportit tė Moskės, duke i dhėnė fund misterit mbi fatin e tė riut.
Ai kėmbėnguli se Rusia nuk kishte asnjė marrėveshje pėr ekstradimet me SHBA. Putin theksoi se sa mė shpejt Snowden tė zgjidhte njė destinacion, aq mė mirė do tė ishte, si pėr Rusinė ashtu dhe pėr atė vetė.


MOSKĖ - Rusia ''nuk ka asnjė lidhje me Snowdenin, sepse ai nuk e ka shkelur kufirin rus'', u shpreh kryediplomati i Moskės, Sergei Lavrov gjatė njė konference shtypi nė Moskė lidhur me ēėshtjen Datagate. ''Dua tė qartėsoj se nuk kemi asnjė lloj lidhjeje me Snowdenin, me marrėdhėniet e tij me Departamentin Amerikan tė Drejtėsisė apo me lėvizjet e tij nėpėr Botė'', theksoi kreu i diplomacisė ruse gjatė konferencės nė Moskė me kolegun e tij algjerian, Murad Medelci.''Snowden e ka zgjedhur vetė itinerarin e tij, pėr tė cilin u njoftuam pėrmes mediave dhe ai nuk e ka shkelur kufirin rus'', veēoi Lavrov.

HermesNews - ©2013