Video

23/06/2013 08:05:35

Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi

BBC, retrospektive te shkurter ndaj Shqiperise






TIRANE - Kane nisur sot votimet per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Sipas medias britanike BBC, keto zgjedhje shihen si nje test teper i rendesishem per te ardhmen e vendit drejt Bashkimit Europian. Kryeministri Sali Berisha, eshte duke kerkuar mandatin e trete te qeverisjes, por po perballet me nje debat dhe nje lufte te forte nga kundershtari socialist Edi Rama, ish-kryebashkiak i Tiranes.

Presidenti i vendit Bujar Nishani, u ka kerkuar votuesve shqiptare te kene parasysh “Shqiperine e te ardhmes” dhe pikerisht kjo te jete ideja e tyre per votim. “Ne duhet ta konsiderojme votimin si te ardhme. Pikerisht keto votime, na mbajne te lidhur me boten, me lirine tone, prospektiven me fatin e se tashmes dhe te se ardhmes”, ka thene Nishani.

Rezultatet ne rrezik
Analistet deklarojne se pyetja me e madhe lidhet me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne lidhje me ato cka Berisha dhe Rama deklarojne, KQZ-ja nga 7 anetaret e duhur ka vetem kater, nderkohe qe minimumi i ligjshem eshte 5. Diten e shtune, nje diplomat perendimor deklaroi se “rezultati i zgjedhjeve eshte i rrezikuar. Ai mund te kontestohet, me apo pa koalicionet partiake”.

Me teper se 6.900 kandidate nga 66 parti politike kandidojne sot per te qene pjese e parlamentit shqiptar me 140 vende. Zgjedhjet do te vezhgohen nga 400 vezhgues nderkombetare dhe mbi 8000 monitorues shqiptare. Bashkimi Europian qe dy here nuk pranoi kerkesen per aplikim te Shqiperise per qe qene pjese e ketij grupi, ka theksuar se “zgjedhjet e se djeles perfaqesojne nje test teper te rendesishem per vendin, per institucionet demokratike dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian”.

Edison Myrteza