Video

22/06/2013 16:25:19

Vazhdojnė arrestimet nė Turqi: Qeveria fajėson organizatat terroriste

46 persona nė total ndodhen nė paraburgim






STAMBOLL - Vazhdojnė arrestimet ndaj qytetarėve nė Turqi pas manifestimeve tė paprecedenta antiqeveritare, me vendosjen nė paraburgim tė 22 tė dyshuarve tė tjerė nė Ankara. "Njė gjykatė e kryeqytetit turk fajėsoi 22 tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė protesta, ndėrkohė qė tre tė tjerė u liruan", njoftoi Shoqata turke e Avokatėve CHD.

"Kėto akuza kanė tė bėjnė me organizimin dhe pjesėmarrjen nė protesta pėr llogari tė njė organizate", raportoi CNN-Turk nė faqen zyrtare tė internetit. Ministri i Brendshėm turk, Muammer Gyler, u shpreh se protestat planifikoheshin prej kohėsh tashmė.

"Operacioni pėrgatitej prej njė viti nga organizata terroriste MLKP e cila mori pjesė nė manifestimet e parkut Gezi, nė Stamboll", deklaroi Gyler.

Tė paktėn, 46 persona nė total ndodhen nė paraburgim. Katėr persona kanė vdekur dhe 7 800 tė tjerė janė plagosur gjatė protestave mė tė dhunshme antiqeveritare, qė prej ardhjes nė pushtet tė qeverisė konservatore islamike tė Erdoganit nė vitin 2002.

HermesNews - ©2013