Video

22/06/2013 16:18:21

Lėnda plasėse nė urė: rifillon qarkullimi i automjeteve pas dėmimit

Rifillon qarkullimi normal nė aksin rrugor tė Thethit






SHKODĖR - Strukturat e qeverisjes vendore tė komunės Shalė, tė mbėshtetura edhe nga ato tė Prefekturės Shkodėr, pas disa orėsh punė, bėnė tė mundur riparimin e urės, e cila pėsoi dėmtime si rezultat i vendosjes sė lėndės plasėse nga persona akoma tė paidentifikuar. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranė policisė sė Shkodrės, tė cilat theksojnė se ura qė shėrben si kanal pėr dėrgimin e ujit nė Hidrocentralin nė fshatin Nderlysaj, Komuna Shalė dhe nė njė urė nė hyrje tė fshatit Theth, tė dėmtuara nė orėt e mesnatės, tashmė janė riparuar dhe nė kėtė zonė ka filluar qarkullimi normal, pa probleme. Riparimi i dėmtimeve tė shkaktuara nga dy shpėrthime radhazi, bėjnė tė mundur qė situata njė ditė pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit tė normalizohet, jo vetėm nė shėrbim tė procesit zgjedhor, por edhe tė turizmit. Gjatė kėsaj periudhe, pika turistike malore e Thethit, ėshtė ndėr mė tė frekuenturat nga turistėt e huaj dhe ato vendas.

HermesNews - ©2013